Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mou: “Inter, une dhe Herrera ne histori. Nga ‘non sono pirla’ tek lamtumira, tifozet unik. Ne Itali do te stervisja klube tjera nese…”

Mou: “Inter, une dhe Herrera ne histori. Nga ‘non sono pirla’ tek lamtumira, tifozet unik. Ne Itali do te stervisja klube tjera nese…”
Bujar Berishaj

Io non sono pirla”.

Keshtu prezentohej Jose Mourinho para shtypit italian me 3 qershor 2008, ne konferencen e tij te pare si trajner i Inter. Tani, pothuajse 7 vite me vone Special One kujton frazat qe ndezi menjehere zemrat e tifozeve zikalter, per mikrofonat e ‘Condo Confidential’ qe transmetohet nga Gazzetta TV.

“E dija qe do te shkoja tek Inter prej disa muajsh. Per te punuar mire kisha nevoje te dija te komunikoja sa me pare qe ishte e mundshme. Kam pasur nje profesor fantastik, Gianluca, qe punonte ne ambasaden italiane ne Lisbone. Kishim pasur 2 muaj intensiv mesimi dhe keshtu me ka dhene mundesine te bej ate konference shtypi dhe te komunikoj ne diten e pare me skuadren me gjuhen time italiane. Me kishte pregaditur me te vertete mire, edhe me shprehje futbollistike dhe dialekt milanez. Natyrisht ishte veshtire per mua, por me disa fjale ia ka dalur.”

Prostituzione intellettuale”, “rumore dei nemici”, “zero tituli”. te gjitha shprehje spontane? “Po, te gjitha spontane. Futbolli eshte emocion, pas 15 viteve nuk mund te jetoj akoma pa pasion. Natyrisht ia dal te kontrolloj pak me shume, por emocioni duhet te jete gjithmone. Dhe keshtu ka qene karriera tek Inter, plot me emocione, momente te veshtira dhe dramatike, fjale qe kane dalur nga zemra.”

Duke u kther ne forcen e Interit te tij, Special One kujton: “Gjeja fondamentale eshte te jesh mire ne sensin global. Une jam nje trajner por edhe nje njeri. Jeta jote dhe familja duhet te jene te lumtur, duhet te pelqejne lojtaret qe ke, raporti me tifozet qe jane nje pjese e rendesishme e jetes tende dhe klubit. Raporti me tifozet e Inter ka qene unik nga dita e pare dhe kam gjetur edhe nje skuader te pabesueshme.”

Nje batute mbi ”mallkimin” e Julio Cesar lidhur me skudeton e 2009: “Kishim te gjithe nje raport fantastik. Cdohere qe mendoj per Interin, raporti me lojtaret ishte dicka me te vertete speciale, sepse eshte e veshtire te punosh me mua. Jam shume kritik me lojtaret, me pelqen te krijoj ne ta nje personalitet te forte, dhe e kerkoj, me pelqen konfrontimi, diskutimi i forte. Tek Inter kam takuar tashme personalitete te forta dhe kjo ka bere punen time me te lehte. Kishim dy objektive: ai bazik ishte te vazhdojme dominimin ne Itali, por e dia qe nuk ishte kjo qe me kishte sjellur ne Milano. E dija qe ne sezonin e pare skuadra nuk ishte e pregaditur ta fitonte Championsin, as psikologjikisht, as taktikisht. Puna ime ka qene me e lehte sepse kam takuar nje grup fantastik.”

Pastaj lamtumira e fotografuar gjate perqafimit me Materazzin: “Nga fillimi i karrieres sime kam pasur objektiva te qarte. Pas Portugalise doja Angline, pastaj sfida ime ishte Italia. Kisha respekt per trajneret italian: Trapattoni, Sacchi, te gjithe teknik me karriera fantastike. Doja te fitoja ne Angli, Spanje dhe Itali. Por tek Inter kam lene dicka speciale, Herrera dhe Mourinho jane piket me te larta te historise se klubit. Jm larguar duke qajtur, por edhe perqafimi me Morattin ben te kuptosh qe kam pranuar qe me ate dhe me te gjithe kam bere dicka fantastike.”

Mourinho do i thoshte jo nje tjeter aventure italiane ne nje skuader qe nuk do te ishte Inter? “Nuk mund te them kete sepse futbolli eshte futboll dhe une jam profesionist. Nese nje dite dua te stervis dhe jam pa skuader, Inter nuk me do ose ka nje trajner te mire… Inter do te jete gjithmone zgjedhja ime e pare ne krahasim me nje tjeter skuader italiane. Ne nje tjeter klub italian do stervisja si profesionist, tek Inter do te ishte me shume pasioni dhe raporti qe kam me historine.”

Mbi rekordin e fitoreve ne shtepi: “Kam humbur pas nente viteve tek Real Madrid, dy here ne tre sezone. Ketu tek Chelsea nje here ne sezonin e kaluar. Ne 14 vite kam humbur 4 here ne shtepi ne kampionat. Eshte nje ceshtje mentaliteti dhe besimi. Kujtoj Inter-Siena 4-3, kishim lendime dhe ne pankine kishte te rinj. Kam vene Samuel si qender-sulmues, ne fund ai me pyet ‘tani te shkoj prapa?’ une i kam thene ‘jo, qendro atje perpara.” Eshte nje ceshtje globale. Pa fat nuk ben asgje. Ne ndeshjen e fundit Chelsea-Everton, Cech ka bere nje pritje te pabesueshme, nese peson gol ndoshta atehere ate ndeshje e humbim. Raporti skuader-tifoz luan nje rol fondamental. Nuk kam frike te humb? Kam frike nese nuk do te jem mire ne lidhje me veten time dhe te mos jem i lumtur sepse nuk kam pregaditur mire ndeshjen, sepse nuk i kam motivuar lojtaret, nuk kam bere ndryshimet e duhura. Per kete pregadis cdo ndeshje me te njejten vendosmeri. Eshte e veshtire per mua te mendoj qe pas nje humbje bota ka marr fund, cdo dite eshte nje dite e re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.