Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mou pranon: “Interi me mire ne pjesen e pare. Kartoni i Campagnaro…”

Mou pranon: “Interi me mire ne pjesen e pare. Kartoni i Campagnaro…”
Xhorxh Gellci

Jose Mourinho e pranon. Pas kartonit te kuq te Hugo Campagnaro nuk ka qene me nje ndeshje e bukur. Interi, ne fund te fundit, pavaresisht se ishte mbrapa ne pregatitje dhe kualiteti teknik eshte inferior ne krahasim me Chelsean, ka provuar te beje ndeshjen. Ne pjesen e pare ishte formacioni i Mazzarrit qe ka rrezikuar te shkoje ne avantazh me Fredy Guarin, por pastaj ka ardhur goli i Oscar me kundersulm. Penalltia e Hazard ishte qartesisht inekzistente sepse faulli qe i vershellehet Pereiras eshte jashte zone.

Campagnaro, qe deri ne ate moment ishte interisti me i mire ne fushe, eshte ndeshkuar per nje nderhyrje te rende: “Ne pjesen e pare te lojes ka qene nje ndeshje e bukur, kemi luajtur mire te dyja skuadrat dhe Interi ka nisur me mire se ne – ka deklaruar Mou, sic raporton websiti zyrtar i Chelseat – dhe ka qene nje test i mire. Por i kuqi i Campagnaro ka ndryshuar ndeshjen e tyre, me 10 lojtare nuk kane mundur te bejne lojen e tyre, prandaj gara ka ndryshuar.

Me pas vazhdon: “Nje karton i kuq eshte nje karton i kuq, arbitri ka patur te drejte ne ate moment. Rregullat jane rregulla, por do te preferoja qe arbitri te perjashtonte Campagnaro duke e lejuar Interin te fuste nje lojtar tjeter. Do te ishte me mire keshtu ne nje ndeshje si kjo. Kartoni i kuq ka ndryshuar ndeshjen. Nuk ka qene mire as per Interin qe i eshte dashur te luaje me 10 lojtare dhe nuk ka qene mire as me ne qe kemi luajtur kunder 10 lojtareve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.