Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho, cfare fjalesh per Lukaku dhe Interin: “Klubi zikalter ka bere dicka te mrekullueshme per Romelu: i ka…”

Mourinho, cfare fjalesh per Lukaku dhe Interin: “Klubi zikalter ka bere dicka te mrekullueshme per Romelu: i ka…”
Inter Club Staff

Nga faqet e nje tabloidi anglez si puna e Times, Jose Mourinho, tekniku i ri i Romes ka folur shume mire per Romelu Lukaku.

Sipas The Special One tashme nuk ka asnje dyshim dhe Romelu Lukaku eshte bere nje nga me te miret sulmues ne bote.

“Mendoj se ky eshte nje moment i mire per te thene: “Ja ku jam, jam nje nga sulmuesit me te mire ne bote.”

“Keto dy vite tek Interi i kane dhene atij statusin dhe besimin qe i mungonte ne vitet e kaluara ne karriere.”

“Interi ka bere dicka te mrekullueshme: i ka dhene atij gjithcka cfare i mungonte per tu bere me i miri ne bote. Te Chelsea ishte ende nje djalosh i vogel.”

“Te United ishte ne faze zhvillimi akoma. Eshte njeriu me i forte qe ka Interi. Eshte me te vertete shume i dashur atje.”

“Aq shume dashuri nga tifozet, dashuri nga shoket e skuadres, nje lidhje fantastike me tranjerin. Interi i ka dhene me te vertete gjithcka.”

“Per mua eshte nje djalosh shume i forte. Por brenda tij ai eshte ende nje femije qe ka nevoje per shume dashuri.”

“Ai ka nevoje per mbeshtetje, ka nevoje te ndihet i rendesishem. Periudha tek Interi i ka dhene gjithcka.”

“Mbi te gjitha tani qe ka me ne fund nje titull ne palmaresin e tij. Ka derguar futbollin e tij ne nje nivel superior.”

“Mbi te gjitha, nga ana emotive. Eshte bere nje lojtar me i forte. Nuk ka asnje dyshim qe do te beje gola dhe do te luftoje per Kepucen e Arte.”

“Europiani eshte momenti i duhur per te per te treguar se sa i mire dhe sa i forte eshte bere Romelu Lukaku.”

“Une pres shume nga ai ne kete Europian. Mendoj se do te jete nje nga me te miret ne peregjithesi, jo vetem per Belgjiken.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.