Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho: “Do te jete nje emocion i madh te kthehem ne San Siro, nuk do te stervis Interin. Thohir dhe Mancini kane…”

Mourinho: “Do te jete nje emocion i madh te kthehem ne San Siro, nuk do te stervis Interin. Thohir dhe Mancini kane…”
Bujar Berishaj

Ne pritje te rikthimit te tij ne Milano, Jose Mourinho leshon fjalet e pare sa i perket fteses se Morattit per ndeshjen Inter-Sampdoria:

“Do te qendroj nje dite ne Milano dhe per kete i falenderohem presidentit tim Massimo Moratti, do e falenderoj personalisht. Pasi qe jam larguar nga Interi kam punuar shume per Real Madrid dhe Chelsea, per mua ka qene gjithmone e veshtire te gjej nje moment qe te darkoj me familjen moratti. Kemi vendosur te takohemi dhe pas darkes do te shkojme ne San Siro, duke sjellur shpirtin tone interist, duke shpresuar qe te shohim Interin qe fiton. Per mua do te jete nje emocion i madh, San Siro, tifozet interist, por dua te sqaroj dicka: nuk do te jem trajner i Interit per sezonin e ardhshem. Projekti i Interit eshte i Erick Thohir dhe Mancinit, ide te cilat i mbeshtes plotesisht dhe deshira ima eshte qe programi i tyre te permbyllet me nje sukses te madh. Dua te shoh prape interistat e buzeqeshur dhe shpresoj qe neser mund te ndodh”.

Sa i perket te ardhmes se tij: “Nuk e di cili do te jete klubi im i ardhshem por jam i sigurt per dicka, e dua futbollin dhe do te kthehem me te njejtin pasion dhe ambicie. Ne kete moment respektoj cdo trajner e cdo klub. Nuk jam ne kerkim te nje lubi, jane klubet ato qe me kerkojne”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.