Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

819 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jose Mourinho flet per Interin dhe per derbin: “Ja cfare mendoj per te dielen. Per mua fiton ajo skuadra me ngjyrat zikalter!”

Jose Mourinho flet per Interin dhe per derbin: “Ja cfare mendoj per te dielen. Per mua fiton ajo skuadra me ngjyrat zikalter!”
Inter Club Staff

Tashme kemi hyre ne klimen derbi dhe nuk kane si te mungojne keto dite as mendimet e atyre qe ne te kaluaren derbit i kane fituar me shumice. 

Behet fjale per Jose Mourinhon qe derbit e fituara me Interin kur drejtonte zikalterit i ka te shumte. Kjo ndeshje ka mbetur speciale edhe per teknikun portugez dhe jo vetem per tifozet e Interit.

Pikerisht per derbin e Milanos ka folur The Special One pak minuta me pare:

“Per mua ndeshja me e forte e fundjaves eshte derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan, pak ndryshon. Eshte gjithmone i njejti stadium por tifozet e Milanit do te jene me shume se ata te Interit kesaj radhe e kjo vetem per shkak te efektit fushe.” – ka thene Mourinho per mikrofonat e Russia Today.

“Eshte e rendesishme jo vetem sepse behet fjale per nje derbi por edhe per shkak te klasifikimit te afert ndermjet dy skuadrave te cilat po luftojne per Championsin/”

“Juventusi eshte goxha larg, Interi e nisi sezonin me nje objektiv qe te perfundonte sa me lart te jete e mundur por per mua ne kete moment ata po luftojne per Cjampionsin.”

“Milani nderkohe eshte permiresuar shume gjate sezonit dhe tani eshte ne vendin e trete por gjithcka mund te ndryshoje ne klasifikim sepse Interi eshte vetem nje pike larg dhe Roma gjithashtu nuk eshte shume larg. Vetem Napoli eshte e sigurt nga ky derbi dhe nuk ndikohet, por me siguri do te jete nje derbi shume i luftuar sepse do te vendose shume edhe per fatet e Champions League.”

“Per ke do te bej tifo une? (qesh) vertete pyesni per kete? Natyrisht per skuadren zikalter te Milanos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.