Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho flet per Neflix: “Tek Interi ishim vellezer, jo kolege. Une kerkova t’ja mbathja, por pashe dike jashte…”

Mourinho flet per Neflix: “Tek Interi ishim vellezer, jo kolege. Une kerkova t’ja mbathja, por pashe dike jashte…”
Inter Club Staff

Fjala e tranjerit eshte seria e re qe po prodhohet nga Netflix.

Jane pese seri ku protagonistet jane tranjeret me te medhenj te cdo sporti. Ne episodin e trete te kesaj mini-serie, ka qene edhe radha e Jose Mourinho.

The Special One flet keshtu per etapat me te rendesishme te karrieres se tij. Pasi flet per eksperiencen e tij te Porto dhe tek Chelsea, ai ndalet te pankina e Interit.

“Kam qene me te vertete i lumtur ne ato dy vite atje dhe me ate grup lojtaresh. Ishim te gjithe ne nje mendje. Ishim te gjithe si vellezer.”

“Per pesedhjete vite me adhe Interi ka ndjekur endrren per te rifituar perseri nje Champions League, e dija qe ate vit duhet te fitoja per djemte e mi.”

“Gjate turneut kam marre nje oferte te rendesishme nga Real Madrid. Atje do te perballesha me sfiden me te madhe te ndonje lojtari apo tranjeri. Te mundja skuadren me te forte ne bote, Barcelonen.”

“Duhet te merrja nje vendim. Disa trena ne jete nuk kalojne dy here. Keshtu kam menduar se gjeja me e mire per te bere per mua ishte qe karriera ime te vazhdonte aty.”

“Jam nje njeri shume emotiv. Kam kerkuar qe te eleminoj emocionet per te marre ate vendim te madh dhe te veshtire.”

“Ate nate kemi fituar Champions League, ka qene nje moment i pabesueshem per te gjithe ne.”

“Por qe prej fillimit te karrieres sime, endrra ime ka qene qe te fitoja tre tituj ne tre kampionatet me te medha ne Europe.”

“E kisha fituar ne Itali, e kisha fituar ne Angli dhe me mungonte ai ne Spanje.”

“Ne fund, pasi perfundoi finalja Inter-Bayern, nuk doja te shkoja ne dhomat e zhveshjes, nuk doja te hipja ne autobuz per tu rikthyer ne Milano bashke me lojtaret.”

“Nese do e kisha bere, nuk do te kisha shkuar te Reali i Madridit. Keshtu kam kerkuar t’ja mbath, por kam pare nje nga lojtaret e Interit jashte autobuzit (Materazzi ka qene), nuk munda te mos ndalem. E perqafova.”

“Por nuk mbaj mend asnje fjale, asnje fjale. Mbaj mend vetem ato qindra emocione qe me pershkruan trupin ne ato momente.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.