Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho: “Interi me permiresoi, aty kishin obsesionin Champions, dhe bashke…”

Mourinho: “Interi me permiresoi, aty kishin obsesionin Champions, dhe bashke…”
Xhorxh Gellci

Kujtime te paharrueshme ato qe lidhin José Mourinhon me Interin. Gjate intervistes ne mikrofonat e televizionit zyrtar te Chelsea, Special One ka folur edhe per dy sezonet ne Giuseppe Meazza: “Italia ishte dicka qe e doja me cdo kusht. Futbolli italian eshte me taktiku dhe me i veshtiri, sidomos nese je ne nje skuader qe do te fitoje, duke luftuar kunder skuadrave qe nuk duan te humbin. Ka qene nje sfide e madhe per mua. Kam arritur ne nje klub ku kishte nje atmosfere zhgenjimi ngaqe nuk arrinin te fitonin Champions Leaguen. Dhe ne se bashku kemi fituar ate trofe dhe per here te pare per nje klub italian, Tripleten. Me ka ndihmuar shume nga pikepamja kulturore. Pas Portugalise dhe Anglise, futbolli italian jetohet nga nje tjeter prospektive. Ka qene me te vertete nje sfide e veshtire, me eshte dashur te tregoja veten dhe te studioja shume. Mendoj se jam bere nje trainer me i mire duke jetuar eksperiencen e Interit. Se bashku me Chelsean eshte dashuria ime tjeter e madhe.

Flitet edhe per zgjedhjen per te lene skuadren zikalter, menjehere pas nates magjike te Madridit, per te shkuar pikerisht ne pankinen e Real Madrid: “Kam shkuar tek Real sepse doja te fitoja tre kampionatet kryesore ne bote, dhe per faktin se e kisha patur dy here ne te shkuaren shansin ta drejtoja, por nuk kisha pranuar per te ndenjur ne Chelsea. Hera e fundit ishte pas fitores te FA Cup ne Wembley. Aty kam menduar: ‘Nuk me shkon ne mend. Do te qendroj ketu.’ Ne mundesine e trete kam vendosur te shkoj. Deshiroja nje tjeter kulture dhe nje klub me dimension internacional. Dhe ka qene nje eksperience fantastike per mua. Mendoj se ka qene hapa e fundit ne formimin tim si trainer. Tani kam 50 vjet dhe kam perfunduar xhiron time ne futbollin europian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.