Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho kujton Kievin: “Oh zot, cfare ndeshje. Ne pushim dhash me te miren nga vetja ime sepse…”

Mourinho kujton Kievin: “Oh zot, cfare ndeshje. Ne pushim dhash me te miren nga vetja ime sepse…”
Inter Club Staff

Ndonjehere rikthehen e ndonjehere jane njerez qe kane shkruar historine e Interi me germa te arta. 

Po flasim per legjendarin teknik te Interit, Jose Mourinho, njeriu qe solli Champions League ne Milano pas 45 vitesh.

Ai njihet ndryshe nga tifozet si Special One apo Magjistari nga Setubal por edhe pse kane kaluar tete vite tashme nga largimi i tij, tifozet vazhdojne ta duan marrezisht.

Jose Mourinho sot eshe tranjer i Manchester United por ne kete vere ka marre persiper edhe detyren e opinionistit per Russia Today dhe gjate dites se sotme ne transmetim direkt ai ka kujtuar nje nga netet me te paharruara te karrieres se tij e kjo nate nuk kishte si te ishte ndryshe nje nate me skuadren e tij zikalter.

Gjithcka ka te beje me ndeshjen e Kievit, ishte Champions League e 2009-2010 qe pa ngjyrat zikalter triumfuese ne Madrid dhe pikerisht ndaj Dinamo Kiev zikalterit ishin vetem nje hap larg eleminimit.

Mourinho e kujton keshtu ate qe ndezi zjarrin tek skuadra zikalter:

“Oh zot, cfare ndeshje!  Nese nuk do te kishim fituar do te ishim eleminuar, te barazonim nuk mjaftonte dhe ne ne pjesen e pare ishim ne disavantazh.”

“Mendoj se fjalimi qe i bera djemve ne pushimin e ndeshjes ka qene nje nga ato fjalime ku une kam dhene gjithcka nga vetja ime, ishin fjale shpirti.”

“Ate ndeshje nuk e fituam vetem per zgjedhjet teknike por mbi te gjitha edhe per shkak te gjendjes emocionale dhe psikologjike.”

“Ishte nje moment ku dhashe absolutisht gjithcka nga Jose Mourinho, dhe e fituam me pas ate ndeshje ne minuten e 90 e ca.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.