Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho: “Milano duhet te kete durim. Une do jem gjithmone interist. Thohir…

Mourinho: “Milano duhet te kete durim. Une do jem gjithmone interist. Thohir…
Xhorxh Gellci

Fjalet e tij nuk jane kurre banale, sidomos nese flitet per Interin. Jose Mourinho ka folur ne Gazzetta dello Sport per ish skuadren e tij dhe jo vetem: “Milano eshte ne krize ne futboll? Mendoj se Mazzarri dhe Seedorf kane nevoje per kohe dhe besim nga ana e shoqerise dhe tifozeve. Te jemi te sinqerte. Nuk ka lojtare top ne skuadrat e tyre ne menyre qe te krijojne nje superskuader ne pak muaj. Jo, duhet kohe dhe besim. Me ke jam tifoz ne futboll? E dini, une jam dhe do jem gjithmone interist: mendoj qe Mazzarri e meriton kete besim dhe ka nevoje per kohe. Nuk jam milanist, natyrisht, por respektoj shoqerine dhe prestigjin e saj: u uroj qe Clarence te kthehet te punoje ne qetesi. Dhe ti shpjere rivalet tane kuqezinj ne zonat e larta te klasifikimit. Sepse futbolli italian ka nevoje per gjigandet e Milanos. Cfare mendoj per lamtumiren e Morattit? Moratti ka bere shume, teper shume per Interin: meriton respekt, jo kritika. Edhe ai pret me padurim qe ditet e gezimit te kthehen per skuadren e tij. Interi eshte ne duar te sigurta, me Thohir kam ngrene nje darke ne Xhakarte, per Angelomarion mund te them qe ka trasheguar nga babai te njejtin pasion per Interin: kerkoj kohe dhe besim per ata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.