Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho nenkupton se ka refuzuar Juventusin? “Ja pse i kam refuzuar disa oferta kete vere. Kam detyrime ndaj atyre qe me duan.”

Mourinho nenkupton se ka refuzuar Juventusin? “Ja pse i kam refuzuar disa oferta kete vere. Kam detyrime ndaj atyre qe me duan.”
Inter Club Staff

Jose Mourinho veren qe sapo kemi lene pas eshte perfolur shume per te ardhmen e tij sepse ka pasur shume klube qe e kane kerkuar ate. 

Shume media raportuan edhe se Juventusi ishte afer tij, por kjo gje nuk ndodhi dhe italianet moren Sarrin ne krye te pankines se tyre.

Por dicka te tille ka nenkuptuar edhe vete Jose Mourinho, gjate nje interviste per mikrofonin e Canal 11, ku ish-tranjeri legjendar i Interit ka komentuar vendimin e tij per te refuzuar disa klube te rendesishme kete vere edhe pse deshira e tij ishte te riktehej ne nje pankine te rendesishme.

“Une dua te jem shume besnik ndaj vetes por mbi te gjitha edhe ndaj atyre qe me duan mua dhe qe kane krijuar me mua nje raport te vecante.”

“Une kam shume pergjegjesi te madhe ndaj shume personave dhe shume te rinjve per te cilet jam nje pike referimi.”

“Une kam pergjegjesine qe te jem vetvetja, Jose Mourinho deri ne diten e fundit te karrieres time.”

“Kam refuzuar disa propozime shume te rendesishme kete vere per tu rikthyer ne pankine sepse dua te riktehem aty ku mund ti perkas nje klubi, ku mund te stervis ne menyre te rendesishme, ne nivelet maksimale, per te fituar. Por besimin e popullit tim nuk mund ta tradhetoja dot.”

“Sot per sot shume femije duan te behen tranjere. Ne koherat e mia enderronim te beheshim futbolliste dhe te arrinim nje nivel te madh. Tani kane ndryshuar koherat. Por me mire te jem nje shembull i mire per ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.