
Mourinho: “Tek Inter sezoni me i bukur. Kam qare me Materazzin sepse…”
Nga faqet e gazetes Repubblica vjen nje nje interviste e bukur e José Mourinho qe flet per Boterorin dhe per Interin.
Si e shihni Italine ne Boteror?
“Eshte ne nje grup shume te veshtire, ndoshta grupi me i forte. Tre skuadra ne te njejtin grup qe kane qene kampione, njera do te eliminohet”.
Do te ktheheshit ne Itali apo Seria A nuk eshte e mjaftueshme per ju?
“Seria A eshte e mjaftueshme per mua. Por tani nuk deshiroj nje eksperience tjeter. Kur drejtoja Interin mendoja per levizjen e ardhshme. Deshiroja Spanjen. Kur drejtoja Realin mendoja te kthehesha ne Angli. Tani nuk kam asgje ne koke, deshiroj te qendroj ketu deri sa drejtuesit e klubit te jene te kenaqur”.
Perse qanit ne ate menyre ne tunel pasi kishit fituar Champions me Inter, i perqafuar nga Materazzi?
“Sepse e dija qe do te largohesha. Dhe me vinte keq sepse tek Inter nuk ishim vetem nej grup i bukur, por ishim edhe miq. Dhe ka qene sezoni me i bukur i karrieres sime, duke qene se fitova gjithcka. Per kete isha i prekur”.