Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho zbulon ne dokumentarin e tij: “Ja pse nuk u ktheva ne Milano pas finales se Madridit.”

Mourinho zbulon ne dokumentarin e tij: “Ja pse nuk u ktheva ne Milano pas finales se Madridit.”
Inter Club Staff

Dazn ka arritur te krijoje nje dokumentar shume te bukur per Jose Mourinho. Behet fjale per dokumentarin “The Making OF”, dhe kesaj radhe e ka pasur radhen i paperseritshmi Jose Mourinho. 

Ne edicionin special per tranjerin legjendar zikalter qe i ka dhuruar Interit tre trofe ne nje sezon, Jose Mourinho flet per shume prapaskena per kohen e Interit.

Ne dokumentarin per Mourinho qe ka qene i gjate 23 minuta, ka pasur disa fjale edhe nga Julio Cesar (“Interi kishte veshtiresi ne Europe.

Mourinho erdhi ne Itali me ide te qarta dhe me nje objektiv ne koke: Champions League. Kur ai ishte tek ne nuk kishte asnje futbollist me lart se dikush tjeter. Ishim te gjithe njesoj dhe kushdo qe ka qene ne ate grup ka qene si nje vella per tjetrin”).

Por normalisht protagonisti i madh i dokumentarit eshte The Special One qe tregon konceptin e familjes qe ishte krijuar ne ate Inter fitues: “Lojtaret ishin me shume se shoke, ata ishin vellezer me njeri tjetrin.”

Me pas, ai flet per naten e fitores ne Madrid: “Diten e eleminimit nga Manchester United pata nje takim me presidentin. Aty vendosem se do te fitonim Champions League bashke.”

Per menyren se si ai e ka pergatitur ndeshjen me Van Gal, ai tha: “E njihja shume mire Van Gaal sepse e dija qe ego e tij do te ishte nje avantazh per mua. Ajo finale ishte e fituar nga une perpara se ta luanim ate.”

Me pas, ai flet edhe per raportin personal me futbollin italian: “Kemi arritur dicka qe ishte unike dhe qe askush nuk e kishte menduar me pare e jo me ta arrinte. Gjithcka cfare ndodhi ne Itali me ka lene pas nje lidhje te forte me Interin.”

“Milito? Kemi fituar tre tituj ne 15 dite me te, ai ka shenuar 4 gola. Historike.”

Ne fund, Mourinho ka folur edhe per largimin nga Interi drejt Real Madrid: “E kisha refuzuar dy here Realin deri ne ate dite.”

Por doni ta dini pse nuk u ktheva ne Milano pas champions? Nuk u ktheva sepse do te kisha qendruar tek Interi e nuk do te isha larguar me. Por une e kisha marre vendimin dhe nuk doja ta nderroja ate. Duke u kthyer me siguri qe do kisha hequr dore nga Reali i Madridit.”

Nje dokumentar i jashtezakonshem per te gjithe tifozet interist qe kane komentuar me pas gjithcka ne rrjetet sociale. Nje rikthim ne kohe edhe njehere per te gjithe qe nga ai sezon kane vetem kujtime te bukura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.