Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – A ishte penallti nderhyrja e Barella-Godin ndaj Kulusevski?

MOVIOLA – A ishte penallti nderhyrja e Barella-Godin ndaj Kulusevski?
Inter Club Staff

Interi dje fitoi ne Tardini me rezultatin 1-2 ndaj Parmes dhe gjithcka ndodhi ne vetem 4 minuta ku zikalterit shenuan me De Vrij dhe me pas me Bastonin duke marre edhe tre piket ne shtepi.

Por La Gazzetta dello Sport, si gjithmone, eshte ndalur edhe ne tre episode per moviole dhe qe i ka analizuar me kujdes.

MINUTA E 13 – Gjithcka nis me minuten e 13, ku ‘Bruno Alves largon nje top nga zona, nje top ky qe kap doren e Dermakut por nuk cilesohet si penallti’.

Nuk ishte ne fakt sepse ishte totalisht i pavullnetshem dhe topi po dilte nga zona, i larguar po nga lojtaret e Parmes.

MINUTA E 20 – Shtate minuta me vone, ka shume konfuzion ne skuadren arbitrale te drejtuar nga Maresca.

Ne kete minute, Kurtic kap topin me dore, arbitri Maresca therritet ne monitor per te pare rastin dhe per te vleresuar nese kishim te benim me penalltine, por gjate ketij momenti ‘zbulohet’ se Godin ishte nisur ne pozicion jashte loje.

Ky ishte nje gabim teknik i VAR, qe me pare duhej ta kishte verifikuar pozicionin e Diego Godin dhe vetem me pas duhet te kishte therritur arbitrin.

MINUTA E 37 – Dyshime per nje prekje, qe ekziston, ndermjet Barella dhe Kulusevski, por arbitri Marresca e vlereson kontaktin si ‘jo nje faull’.

Ne fund te fundit, ka te drejte, sepse prekje aq te lehta jane me shume simulime te sulmuesve se sa nderhyrje te atyre qe mbrojne porten. Kulusevski bie shume lehte ne nje moment ku nuk kishte as shpejtesi.

Ne fund pastaj, mberrin nje ‘shi me kartona’, ne fushe dhe jashte saj. Por ato duket se u motivuan edhe nga nervozizmi duke pare edhe situaten e krijuar ne momente te caktuara te lojes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.