Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA e Gazzetta – “Perse arbitri i ndeshjes u merzit kur u therrit nga VAR per te dhene penallti?”

MOVIOLA e Gazzetta – “Perse arbitri i ndeshjes u merzit kur u therrit nga VAR per te dhene penallti?”
Inter Club Staff

Ka ndodhur me te vertete dicka e cuditshme diten e djeshme, ku arbitri i ndeshjes Venezia-Inter eshte pare shume i shqetesuar te penalltia e Interit.

Me sa duket arbitri kryesor nuk e ka pare dhe ka dashur qe loja te vazhdoje, por ai eshte therritur nga VAR per te pare rastin me kujdes sepse kishim te benim me nje penallti.

La Gazzetta dello Sport flet per kete gje diten e sotme dhe tregon arsyen se pse arbitri i ndeshjes u merzit kur u therrit nga VAR per te dhene 11 metersh.

“Marianelli beri nje ndeshje te rendesishme. Ose le ta themi me mire, pothuajse te rendesishme, sepse gaboi.”

“Gaboi vetem pak sekonda nga fundi i lojes dhe nuk e konsideroi se Interi fitoi nje penallti te paster ne zone me nje krah jo natyral te Haps.”

“Lojtari i Zanettit e godet topin me pare me kofshe, por topo shkon direkt te krahu i cili ndalon nje top qe po shkonte ne mes te zones: ishte nje prekje per tu denuar.”

“Arbitri i ndeshjes e humbi kete moment dhe nuk e penalizon menjehere lojtarin e Venezias edhe pse ishte penalllti.”

“Arbitri Marinelli u duk shume i merzitur ne momentin kur duhet te jepte penallti, por u merzit me veten e tij, sepse kishte zhvilluar nje ndeshje perfekte dhe e humbi per pak ne fund ku nuk pa nje penallti dhe u desh te korigjohej nga VAR.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.