MOVIOLA E NDESHJES – “A ishte apo nuk ishte penallti mbajtja e De Vrij ndaj Raspadori? Nese e shihni mire…”
Corriere dello Sport, ndryshe nga La Gazzetta dello Sport, i ka dhene nje note kaluese ndeshjes se djeshme nga ana e Irratit.
Sipas te perditshmes romane, arbitri ka pare mire prekjen ne zone te topit me dore nga ana e Marlon, i cili prek topin me dore pasi me pare topi i ka prekur kofshen.
I drejte sipas tyre edhe anullimi i golit te Lukaku per pozicion jashte loje ne fundin e ndeshjes kur belgu ishte pak me para ne pozicion.
Por nderkohe, per momentin me te nxehte te ndeshjes, ate te duelit De Vrij-Raspadori, Corriere dello Sport e mendon ndryshe.
“De Vrij kap lehte fanellen e Raspadorit, i cili zgjatet dhe bie shume lehte. Me pas nis edhe kundersulmi i Interit dhe vjen 2-0.”
“Kur e shikon live apo me shpejtesi normale, ajo prekje duket si dicka normale loje, asgje per tu denuar apo ndeshkuar.”
“Por nese e ndalojme imazhin si foto apo nese e bejme replay me shpejtesi te ngadalte, atehere te lindin dyshimet.”
“Aksionet shihen si dinamike dhe VAR ne kete rast ka vleresuar dinamiken e nderhyrjes, dhe jo a kishte prekje apo jo.”
Nderkohe, e perditshmja romane nuk harron edhe prekjen me dore te Rogerio ne pjesen e pare kur rezultati ishte 1-0: “Korsimi i Barella prek doren e anesorit brazilian i cili ndalon topin me dore. Ishte penallti.”