Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Gazzetta shpjegon gjithcka: “Ja cfare ndodhi te penalltia e perseritur: po te mos ishte per VAR, arbitri…”

MOVIOLA – Gazzetta shpjegon gjithcka: “Ja cfare ndodhi te penalltia e perseritur: po te mos ishte per VAR, arbitri…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje e mbushur me episode dhe per kete fakt edhe La Gazzetta i ka kushtuar nje MOVIOLE te rendesishme ndeshjes Juventus-Inter.

Takimi perfundoi 0-1 per zikalterit te cilet e fituan kete ndeshje fale nje penalltie te goditur dy here edhe pse te dy rastet topi perfundoi ne rrjete.

Normalisht, La Gazzetta dello Sport ndalet me se shumti te episodi me i rendesishem i ndeshjes, pikerisht te penalltia e golit.

“Gjithcka ndodhi nga minuta e 44 deri te minuta e 49 ne pjesen e pare, gje qe beri qe kjo pjese te luhej me 11 minuta shtese.”

“Dukej sikur kishte filluar pjesa dyte por nuk ishte aspak keshtu: nga disa vonesa lojash, arbitri la te luhej deri ne minuten e 56 ne pjesen e pare.”

“Nderkohe, le te kthehemi te episodi. Arbitri Irrati nuk shikon nje nderhyrje te parregullt te Morates ndaj Dumfries.”

“Spanjoli shkel me taka hollandezin i cili bie ne toke edhe pas nje goditje te dyte te Alex Sandros, brazilianit te Juventusit.”

“Nderkohe qe Irrati nuk e shikon, VAR verifikon dhe therret arbitrin e ndeshjes per ta pare rastin ne “on field review”.

“Pasi e shikon Irrati, normalisht qe vendimi do te ishte penallti sepse i kishte te gjitha ekstremet per te qene e tille.”

“Por asgje nuk perfundon me kaq. Goditja e pare e Calhanoglu pritet nga portieri i Juventusit dhe ne rremuje, pas disa karambolesh, topi perfundon ne rrjete.”

“Irrati anullon kete gol te shenuar sepse shikon nje faull te Calhanoglu (?) ne zone dhe ndal lojen ne ate moment.”

“Por ka prape VAR e cila nderhyn dhe tregon dukshem De Ligt qe futet i pari ne zone pa u goditur ende penalltia nderkohe qe arbitri i ndeshjes e ve re qe pa u goditur penalltia kete gje.”

“De Ligt nderhyn direkt ne aksionin pas pritjes se Szczesny dhe penalltia eshte menjehere per tu perseritur: 0-1.”

“Nderkohe, nuk ka penallti per Juventusin ne minuten e 53 edhe pse ka pasur nje nderhyrje ne limitet e faullit.”

“Bastoni rrezikon shume duke u futur ne dyluftim me Zakaria i cili ne dalje te zones peson nje kontakt.”

“Irrati pret silent-check, por Mazzoleni perpara VAR le vendimin e fushes, pra nje faull ne limitet e zones pa kerkuar asnje “on field review”.

“Gjithesesi, ai ishte nje rast i dyshimte”, shkruan La Gazzetta dello Sport. Nderkohe per sa i perket situatave te tjera, asgje per tu permendur.

De Ligt dhe Vlahovic e tentuan disa here me disa skena duke simuluar por asgje per te bere per ta: ishin thjesht perpjekje te deshperuara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.