Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

356 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, mungon nje super penallti: nuk kuptohet se si arbitri nuk…”

MOVIOLA – Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, mungon nje super penallti: nuk kuptohet se si arbitri nuk…”
Inter Club Staff

Ndeshja dje ka perfunduar 2-2 ne Olimpico ndermjet Romes dhe Interit. Ajo ka qene nje ndeshje e hapur deri ne minutat e fundit.

Ishte pikerisht Roma ajo qe gjeti rrugen e barazimit ne fund te ndeshjes, por me sa duket, dje per Interin ka qene nje dite tjeter e pafat per sa ai perket vendimeve arbitrale.

Sipas movioles se propozuar nga La Gazzetta dello Sport, nje epsiod qe ka ndodhur ne pjesen e dyte ka lene shume dyshime.

“Nuk ka bindur aspak, ne nje ndeshje kaq te hapur, leximi qe i ka bere arbitri i ndeshjes nderhyrjes se Ibanez ndaj Lautaros ne minuten e 52.”

“Aty Lautaro ka gjuajtur ne porte, ku Pau Lopez ka bere nje super pritje, por Lautaro u hodh ne ajer me pas nga kundershtari.”

“Ne kete moment ka munguar mbeshtetja e VAR, ku ishte Mazzoleni, i cili nuk ka kontrolluar asgje por ne fakt ka qene nje gabim i rende.”

“Ai ishte nje rast i paster penalltie, per me shume qe topi u rikthye ne fushe dhe Lautaro ishte pjese aktive e sulmit te Interit.”

Nderkohe, nota 5 per arbitrin Di Bello: “Episodi Ibanez-Lautaro nuk bind fare dhe ai percakton edhe noten per te.”

“Ishte nje gabim qe mund te shihej edhe live, por edhe mund te kishte marre ndihme nga VAR. Por arbitri me sa duket nuk mendoi keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.