
MOVIOLA – Ja pse ishte i drejte vendimi per te dhene pernallti per Interin! Por mungon nje karton i kuq…
Ka pasur polemika te medha per arbitrimin e Paolo Silvio Mazzoleni ne ndeshjen e djeshme Inter-Fiorentina dhe mbi te gjitha per penalltine e dhene ne pjesen e dyte.
Per kete gje ka folur Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem sot ne rubriken e movioles se ndeshjes.
“Ne minuten e 42, krosim nga e djathta nga ana e Candreves dhe Vitor Hugo qe sapo kishte hyre ne zonen e rreptesise prek topin edhe pse lehte me krahun e majte.”
“Prekja e topit ishte e lehte por u perceptua qe ne moment nga te gjithe. E veshtire te thuash se sa shume mund te kete ndryshuar trajektoren e topit, por nderhyrja e VAR ishte perfekte dhe sipas protokollit.”
“Mazzoleni pasi eshte konsultuar me kolegun e tij Irrati (me i miri qe ka Italia per VAR), shkon te shikoje vete imazhet dhe jep penallti per Interin. Nje vendim qe nuk ishte i sigurt per momentin por duhet pranuar qe ishte i drejte.”
“Por ka nje moment edhe ne minuten 20 kur D’Ambrosio perfundon ne toke pas nje kontakti me Mirallas: Mazzoleni le lojen te vazhdohet. Edhe ketu mund te kishte nje penallti por arbitri nuk mendoi keshtu ne ate moment.”
“Ne minuten e 31 me pas te pjeses se dyte Chiesa perfundon ne toke pas nje kontakti me Politanon: ndonje dyshim per kete mbetet gjithashtu.”
“Nje minute me perpara saj, Asamoah i cili sapo kishte mare nje karton te verdhe, kap kemben e Chiesas pas largimit te nje topi duke rrezikuar kartonin e kuq. Mazzoleni e fali por ndoshta ky ishte gabimi i nates sepse mbase kartoni i dyte i verdhe do te ishte nje vendim i duhur.”