Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ja pse rasti i Hakimit ishte penallti dhe jo pozicion jashte loje: E thjeshte, sepse lojtari i Torinos…

Inter Club Staff

Drejtimi i ndeshjes nga ana e arbitrave ne ndeshjen Inter-Torino ka qene shume e mire, dicka e rralle kur vjen puna tek Interi keto kohe.

Keshtu, Federico La Penna ka drejtuar ne menyre goxha te drejte kete ndeshje, por eshte ndihmuar edhe nga Abisso, qe ka qene tek VAR.

Edhe pse ka qene nje ndeshje e drejtuar sakte, nuk kane munguar natyrisht polemikat per penalltine e golit te trete tek Interi.

Shume kane menduar ne mos Hakimi ishte ne pozicion jashte loje ne ate moment, por ne te vertete jo, sepse marokeni nuk mund te konsiderohet si jashte loje ne ate rast.

Nderkohe, le te shohim me radhe rastet e rendesishme te MOVIOLES:

45′ – Zaza i merr kohen ne vrap Bastonit, por perdor doren per te marre kontrollin e topit. Arbitri e shikon mire qe ne ate rast, por mungon nje karton per lojtarin e Torinos sepse kete gje e beri me dashje.

59′ – La penna shikon ne VAR pasi ka vershellyer nje goditje denimi per Interin. Me pas, ai jep ne menyre te drejte nje penallti. Young godet Singo ne ate kundersulm. Vendim i drejte.

63′ – Gjithcka e sakte te goli i 1-2 te zikalterve. La Penna, shume afer aksionit, e konsideron si te sakte dyluftimin Vidal dhe Rincon, qe sjell golin e Sanchez.

67′ – Pozicioni i Lukaku ne momentin e krosimit tokas te Sanchez eshte i sakte dhe goli i Interit i drejte.

83′ – La Penna, pasi kontrollon VAR pasi thirret nga abitri perpara monitorit, jep penallti per Interin. Nkoulou godet me vonese Hakimi, pasi ai i pari ka marre zoterimin e topit. Por pse nuk eshte konsideruar pozicion jashte loje ai i Hakimi? Sepse topi u mor ne kontroll te Meite, dhe nga ai moment, konsiderohet nje aksion i ri, dhe Hakimi e fillon qe aty aksionin dhe nuk ka aspak lidhje prekja e topit me pare nga lojtari i Interit.

90′ – I sakte pozicioni i Lukaku qe jep nje assist shume te bukur per Lautaron. 4-2 per zikalterit. Asnje parregullsi edhe ketu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.