Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ja pse u anulluan dy golat. Nderkohe perplasja Nainggolan-Biglia…

MOVIOLA – Ja pse u anulluan dy golat. Nderkohe perplasja Nainggolan-Biglia…
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje me intensitet te larte dhe e mbushur me goditje te ndaluara. Interi dhe Milani nuk mund te perplaseshin ndryshe ndermjet tyre.

Arbitri i ndeshjes Marco Guida arrin te mos beje gabime te renda, edhe pse me kartonat nuk eshte gjithmone koherent.

Perfekt nderkohe dy asistentet Meli dhe Passeri qe ne 45 minutat e para me te drejte nuhasin dy pozicione jashte loje perpara VAR-it.

Por le ti shohim se bashku momentet e dyshimta nje e nga nje: 

12’ – Gol i Icardit, por asistenti pasi shenuesi zikalter shenon ngre flamurin per pozicion jashte loje. Vetem pak sekonda me vone, VAR i jep te drejte asistentit. Tek krosimi i Brozivic, Vecino prek lehtesisht topin dhe Icardi pasi prekjes se ketij te fundit ndodhet ne pozicion jashte loje. I drejte anullimi i golit.

18′ – Kartoni i pare i ndeshjes. Ai qe e mori ishte Biglia ne nje perplasje me Nainggolan. Eshte nje episiod i vecante ky. Ne shpejtesi normale dukej si nje nderhyrje prej killeri nga argjentinasi ndaj Ninjas. Por ne perseritje duket Nainggolan sikur ka kerkuar kemben e argjentinasit. Dhjete minuta me vone Ninja u zevendesua per shkak te asaj perplasje.

32’ – Suso nderhyn me vonese ndaj Vecinos, meriton kartonin e verdhe. Nderhyrja ishte e paster por arbitri nuk mendon keshtu.

42’ – Shenon Milani me Musacchio. Por mbrojtesi eshte ne pozicion te parregullt si Icardi ne minuten e 12.  Krosimi i Susos preket me pare nga shpina e Romagniolit. I drejte anullimi i golit.

73’ – Biglia shume afer kartonit te kuq. Argjentinasi godet Politanon kur po hynte ne krahun e majte. Faulli ishte i paster dhe i dukshem, por arbitri nuk mendon keshtu. Mbase edhe sepse nese do te jepte faull, Biglia do te merte karton te verdhe e do te linte te tijet me 10 lojtare.

90’+2’ – Kjo ska te beje me moviolen, por GOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Maurito Icardi. Derby i Milanos i shkon Interit dhe milanistat te trishtuar ne shtepi! 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.