Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

727 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ja tre rastet e dyshimta te ndeshjes dhe gabimi i rende me VAR: ndaj Icardit…

MOVIOLA – Ja tre rastet e dyshimta te ndeshjes dhe gabimi i rende me VAR: ndaj Icardit…
Inter Club Staff

Paraqitja arbitrale e Gianluca Rocchit tek Roma-Inter ka qene e perbere nga nje gabim i rende sipas Gazzetta dello Sport qe ka kushtezuar ndeshjen por edhe nga nje penallti e dyshimte. 

Sipas asaj qe ka shkruar e perditshmja italiane ne moviolen e saj, duket se episodi i rende ka qene tek penalltia e pa dhene per Romen.

Ja cfare shkruan Gazzetta: 

RASTI 1 – “Ne minuten e 36 te ndeshjes Zaniolo hyn ne zone dhe bie ne toke pas nje kontakti me D’Ambrosion. Drejtori i ndeshjes nuk nderhyn dhe vendimi nuk eshte i rende ne pamje te pare sepse me shpejtesi normale mund edhe te humbase ai monet duke qene se ne ate copez te fushes kishte shume kembe prezente.”

“Por nese shikohet me perseritje, shihet ne menyre evidente se lojtari zikalter kap kemben e lojtarit te Romes.”

“Keshtu, ishin te gjitha detajet per te dhene nje penallti pikerisht sic e parashkruan edhe protokolli. Eshte gjithashtu i pakuptueshem vendimi i VAR dhe drejtuesit Fabbri nga VAR room i cili nuk ftoi kolegun ta shikonte rastin me VAR.”

RASTI 2 – Por nderkohe, i ndruyshem rasti kur penalltia kesaj radhe jepet per Romen ne pjesen e dyte:

“Ne minuten e 28 te pjeses se dyte, romanistet protestojne per nje prekje me dore te Brozovic. Kesaj radhe Rocchi therritet nga Fabri per nje on field review.”

“Nuk eshte nje rast per tu habitur, sepse rastet me dore jane ato raste ku drejtuesi i arbitrave Rizzoli i ka ftuar te gjitha arbitrave te perdorin VAR dhe ti shohin ne monitor.”

“Per nje ekspert si ai, koha qe ju desh per te vendosur ishte penallti apo jo ishte e tepert sepse penalltia ishte e dukshme edhe pse Rocchi e dha pas disa perseritjeve ne monitor.”

RASTI 3 – “Nderkohe, ne minuten e 41 ndodhi episodi i fundit kontrovers i ndeshjes: D’Ambrosio nis vertikalisht Mauro Icardin dhe mbrojesi romanist Manolas e shtyn me nje shpatull teper te rende.”

“Rocchi e le lojen te vazhdoje pa e kontrolluar fare rastin ne VAR: episodi eshte shume i dyshimte, mund edhe te jepej penallti por ketu sipas protokollit VAR nuk mund te nderhyje. Duhet te ishte Rocchi ai qe duhet te kerkonte VAR nese do te kishte dyshime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.