Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moviola – Juventus-Inter: Rizzoli shikon vetem bardhezi. Mungojne 3 penallti per zikalterit!

Moviola – Juventus-Inter: Rizzoli shikon vetem bardhezi. Mungojne 3 penallti per zikalterit!
Inter Club Staff

Federata kishte vendosur Rizzolin si arbiter kryesor te Juventus-Inter.

Po, po te njejtin arbiter si finalja e Kupes se Botes, por ai qe u pa ne fushe ne Juventus Stadium dukej si vellai binjak i Rizzolit te finales se Kupes se Botes, sepse me arbitrimin e drejte nuk kishte absolutisht asnje lidhje. Te gjitha mediat ne Itali jane ne nje mendje per episodet e mohuara ndaj Interit. Le ti marim me radhe:

Minuta 18 – Zhvillime nga goditja e kendit per Interin: Chielini zgjat me dashje krahun dhe godet me brryl Icardin dhe e rrezon pertoke. Ne te njejtin moment, 5 metra me ne te majte, D’Ambrosio koordinohet per te gjuajtur, por Lichtsteiner e ‘perqafon’ ne menyre te dukshme me faull duke e mbajtur prej bluze, duke hedhur ne toke mbrojtesin zikalter. Edhe ne kete rast do te ishte penallti.

Minuta e 35 – Gjithmone zhvillime nga goditja e kendit per zikalterit: Icardi shkon te mare nje top afer zones se vogel te portierit. Mbi topin futet me nderhyre duke rreshkitur Mandzukic, i cili ben nje faull te dukshem ndaj argjentiansin. Eshte penallti e paster, por per Rizzolin gjithcka e rregullt dhe le te luhet.

Minuta e 93 – Perisic mer karton ne kuq per protesta ne fund te ndeshjes, qe per hir te vertetes, nuk dukeshin per karton ne kuq. Gjithesesi nuk eshte e qarte nese fjalet e Kroatit kane qene te renda ose jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.