Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – Barca i ka ofruar ‘gjysmen e skuadres’ Interit per Lautaron: ja gjashte emrat e propozuar

Mundo Deportivo – Barca i ka ofruar ‘gjysmen e skuadres’ Interit per Lautaron: ja gjashte emrat e propozuar
Inter Club Staff

Nuk ekziston nje dite e vetme qe te mos flitet me per vullnetin e Barcelones per te blere Lautaro Martinez nga Interi.

Katalanasit po mundohen qe te negociojne renien e klauzoles se largimit prej 111 milione euro te lojtarit por Interi deri me tani nuk eshte dorezuar dhe kerkon te pakten 90 milione euro cash dhe dy lojtare.

Qe Toro eshte nje prioritet i Barcelones tashme eshte dicka e qarte dhe konfirmimin e jep sot edhe edicioni i perditshem i Mundo Deportivo.

E perditshmja Spanjolle flet per nje merkato shkembimesh ne te gjithe Europen per shkak te Pandemise.

Sipas tyre, per te tentuar te bindet Interi qe te shese sulmuesin e saj, Barcelona i ka bere me dije Marottes se nje pjese te rendesishme deshiron ta paguaje cash, por nje pjese tjeter deshiron ta plotesoje me lojtare ne kembim.

Sipas Mundo Deportivo, lojtaret e ofruar jane sa gjysma e nje skuadre te vertete futbolli.

Emrat e tyre jane: Semedo, Junior, Umtiti, Todibo, Emerson dhe Cucurella. Keto jane lojtaret e propozuar per klubin zikalter nga ky Interi mund te zgjedhe pa problem.

Por Interi duket se nuk eshte shume e bindur edhe pse ne kete liste ka lojtare qe Interit do i shkonin shume per shtat si braziliani Emerson.

Merkato e ardhshme do te jete e mbushur me shkembime dhe kjo nuk eshte dicka e re sepse klubet nuk kane shume resurse ekonomike per shkak te Pandemise.

Per ket arsye Barcelona po tenton qe te largoje lojtare nga skuadra qe nuk jane ne planet e saj por ti perdore ata edhe per te arritur tek lojtaret qe ajo do.

Pervec lojtareve qe i jane ofruar Interit ne kete liste, me zikalterit eshte folur edhe per Rakitic, Vidal dhe Arthur.

Ky i fundit eshte me afer Juventusit sepse mund te transferohet ne Torino ne nje shkembim me Pjanic.

Gjithesesi, ne mesfushe syte e Interit jane me shume te kthyer tek lojtare qe luajne aktualisht ne Itali per shkak se ato jane me shume afer idese se Contes.

Drejtuesit zikalter nuk jane te mendimit qe duhet sjelle edhe nje element tjeter nga nje kampionat tjeter ne kete repart pas ardhjes se Eriksen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.