Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 8, 2020

Scroll to top

Top

301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – “Barcelona ka marre ne pune per Lautaron super agjentin portugez: ja detajet.”

Mundo Deportivo – “Barcelona ka marre ne pune per Lautaron super agjentin portugez: ja detajet.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte kthyer ne nje obsesion total per Barcelonen qe e deshiron me cdo kusht argjentinasin e Interit.

Drejtuesit e Barces po kerkojne qe te gjejne parate e nevojshme per te arritur tek Lautaro dhe me sa duket, tashme kane marre edhe nje vendim ne lidhje me strategjine e tyre.

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona ka marre ne pune agjentin e njohur (mbase me te fuqishmin ne boten e futbollit) Jorge Mendes.

E perditshmja spanjolle tregon skemen se si Barcelona ka menduar ta fuse ne pune agjentin per te arritur tek lojtari i Interit.

“I keni parasysh lajmet e diteve te fundit qe futen emrin e Cancelos ne valle per transferimin e Lautaros ne Barcelone? Ja qe nuk jane edhe aq te pabaza.”

“Me sa duket, Barcelona ka kontaktuar me super agjentin Jorge Mendes duke kerkuar ndihmen e tij per te arritur tek Lautaro.”

“Mendes – qe njihet ne futbollin boteror edhe si agjenti historik i Mourinhos – do te ndihmoje Barcen duke i siguruar transferimin e Semedo tek Manchester City dhe Cancelon tek Barcelona, por ai me pas po vete do te merret edhe me transferimin e Cancelos tek Interi dhe Lautaros tek Barcelona.”

“Dicka e ngaterruar, pikerisht si nje nyje, por Jorge Mendes therritet ne detyre atehere kur punet jane te veshtira, pikerisht si karakteri i tij ne tratativa, i hekurt dhe i veshtire.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Mundo Deportivo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.