Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – Barcelona ka marre nje lajm te tmerrshem per Lautaron: “Tani mbeten vetem dy karta.”

Mundo Deportivo – Barcelona ka marre nje lajm te tmerrshem per Lautaron: “Tani mbeten vetem dy karta.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez tek Barcelona eshte nje tratative qe sa vjen dhe komplikohet: per Barcelonen natyrisht.

Siguria katalanase me sa duket qe ishte rritur gjate periudhes se lockdown dhe nga shtypi vendas, ne kete moment po shnderrohet ne nje pasiguri totale.

Fjalet e Ausilios dhe Marottes jane pasuar nga faktet. Interi nuk ka ndermend qe te ule kerkesen per kampionin e tyre dhe kerkesa qe ka qene 111 milione euro ka mbetur 111 milione euro.

Por jo vetem. Sipas asaj qe nenvizon sot El Mundo Deportivo, gazete gjithmone shume afer Barcelones, klubi blaugrana ka marre nje lajm shume te keq nga Interi.

Zikalterit po mbyllin marreveshjen per Achraf Hakimi dhe kjo i heq Barcelones nje nga kartat per tu luajtur ne marreveshjen per Lautaron.

Sipas Mundo Deportivo, mundesia per tu futur Semedo ne kete marreveshje ka rene totalisht sepse Interi nuk do te ishte me e interesuar per nje lojtar te krahut te djathte.

Nje tregues tjeter i forte ky qe Interi nuk po luan aspak bllofin ne kete histori.

Zikalterit duan CASH dhe pike per Lautaron. Aq shume CASH duan, sa nuk duan t’ja dijne per lojtare ne marreveshje.

Keshtu, sipas asaj qe evidenton edhe njehere El Mundo Deportivo, ne arsenalin e Barcelones mbeten vetem dy karta per tu luajtur: Junior Firpo, qe Interi po e vlereson per krahun e majte dhe Arturo Vidal.

Ky i fundit eshte i preferuari i Contes edhe pse Marotta nuk e deshiron dhe do qe ti jape nje shans te ri Radja Nainggolan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.