Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo: “Cancelo i ka vene Interit nje kusht te vetem per transferimin ne Milano: ja detajet!”

Mundo Deportivo: “Cancelo i ka vene Interit nje kusht te vetem per transferimin ne Milano: ja detajet!”
Inter Club Staff

Cfare fundi do te kete Joao Cancelo? Ish-mbrojtesi i krahut te Interit ka perfunduar ne fund te hirarkise tek Manchester City.

Por kontrata e tij ne Manchester eshte nje kontrate prej “Top Player” dhe kj komplikon ne menyre te mallkuar mundesine qe skuadra te tjera ta transferojne ata perfundimisht.

Eshte folur ne ditet e kaluara per nje trekendesh merkatoje ndermjet Manchester City, Barcelona dhe Inter.

Per te eshte thene se mund te perfundoje nga City tek Barcelona dhe me pas te xhirohej tek Interi ndersa ne kembim tek City do te shkonte Semedo. Por ai me sa duket, i ka vene nje kusht Interit per transferimin ne Milano.

Gjithcka ka te beje me rrogen e tij. Ai ka bere te qarte per drejtuesit e Interit se nuk deshiron nje rroge me te ulet. Ky eshte kushti i tij i vetem, sepse deshira nuk i mungon te rikthehet ne skuadren ku arriti te tregoje vlerat e tij te verteta.

Nderkohe qe vlera e tij vertitet diku tek 40-50 milione euro, Barcelona mund ta nderroje koke me koke me Semedo, por problemi i vertete do te ishte rroga qe ai kerkon nga Interi.

Sipas El Mundo Deportivo, qe kjo te ndodhe, Cancelo duhet te heqe dore nga 2 milione euro ne krahasim me rrogen e tij aktuale prej 6,5 milione euro.

Interi nuk deshiron te paguaje me shume se 4-4,5 milione euro ne sezon per te dhe ky mund te jete nje problem jo i vogel.

Nderkohe, nje zgjidhje mund te jete qe Cancelo te pranoje nje rroge te ulet ne fillim qe me kalimin e viteve rritet ne menyre progresive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.