Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo hedh bomben: “Dzeko shkon te Juve dhe Inter hidhet ne sulm per Suarez? Eshte nje mundesi…”

Mundo Deportivo hedh bomben: “Dzeko shkon te Juve dhe Inter hidhet ne sulm per Suarez? Eshte nje mundesi…”
Inter Club Staff

Nje ndryshim sulmuesish ne Serie A po kompletohet me Milik qe po transferohet tek Roma dhe si pasoje, Edin Dzeko tek Juventusi.

Nje marreveshje e dyfishte kjo qe eshte shume afer perfundimit pavarsisht se sot Luis Suarez ka qene ne Itali.

Ai ka bere provimin e italishtes ne Perugia per te marre keshtu nenshtetesine italiane duke u bere nje lojtar komunitar (aktualisht eshte ekstrakomunitar).

Por cfare e ardhme e pret sulmuesin e Barcelones?

Mbi te eshte edhe Atletico Madrid, por ashtu si ju kemi treguar ne oret e kaluara, El Mundo Deportivo, gazete e njohur spanjolle shume afer Bacelones, nuk e perjashton aspak mundesine e transferimit tek Interi.

Suarez, sipas Mundo Deportivo, mund ti jape shume eksperience repartit te Contes te cilit i mungon edhe nje sulmues tjeter.

Gjithmone sipas tyre, Conte nuk ka shume alternativa per te zevendesuar Lukaku apo Lautaro Martinez qe jane titullaret.

“Nuk po flitet shume, por Interi eshte e interesuar. Forca ekonomike e familjes Zhang mund te realizoje kete goditje te madhe ne merkato duke i dhuruar keshtu tifozerise nje yll boteror”, e mbyll shkrimin e saj Mundo Deportivo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.