Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo: “Katastrofe tek Barcelona: ja cfare po ndodh per Lautaron. Te gjithe po presin nje…”

Mundo Deportivo: “Katastrofe tek Barcelona: ja cfare po ndodh per Lautaron. Te gjithe po presin nje…”
Inter Club Staff

Barcelona  po e humbet totalisht shpresen per te arritur tek Lautaro Martinez?

Optimizmi i muajve te fundit me sa duket i ka lene vendin nje shqetesimi teper te rendesishem ne Katalunje.

Francesc Aguilar, gazetari kryesor i El Mundo Deportivo ka folur per situaten dhe ka treguar ate qe po ndodh sot.

Sipas tij, nje katastrofe shihet ne horizont sepse Barcelona i kishte ndertuar planet e saj per sezonin e ardhshem me Lautaron dhe jo pa te.

“Ndalesa ne operacionin Lautaro eshte shume serioze. Kasat e Barcelones nuk jane ne gjendje qe te kenaqin kerkesen e Interit prej 90 milione eurosh.”

“Me perpara duhet te rregullohet bilanci ne shtepine e Barcelones perpara se te mendohet te behet nje investim dhe kur shikon keto shifra gjithcka behet edhe me e pamundur.”

“Por kur mbase Barcelona do te jete me e qendrueshme ekonomikisht, atehere mund te jete shume vone per Lautaro Martinez.”

“Barcelona nuk po arrin te shese asnje nga lojtaret e saj per te fituar para dhe keto para duhen me patjeter per te vene ne levizje merkaton hyrese.”

“Ne kete moment, Barca nuk ben dot asnje blerje pa shitje. As Lautaro dhe asnje tjeter. Duhet ndonje mrekulli (shitje) per te bere merkato.”

“Duhet shitur ndonje nga yjet qe Barcelona ka ne skuader dhe kjo eshte nje katastrofe totale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.