Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo ne Spanje nuk gjen paqe: “Ja kush eshte fajtori kryesor qe Lautaro tek Barcelona deshtoi.”

Mundo Deportivo ne Spanje nuk gjen paqe: “Ja kush eshte fajtori kryesor qe Lautaro tek Barcelona deshtoi.”
Inter Club Staff

Ne Spanje vazhdojne dhe flasin ende per blerjen e Mauro Icardit nga ana e Paris Saint Germain.

Lojtari u largua nga Interi ne veren e 2019 dhe klubi parizien e bleu ate perfundimisht kete vere me nje ulje te vogel nga shifra fillestare per 58 milione euro,

Mundo Deportivo, e perditshmja shume e njohur spanjolle, ka folur per kete situate dhe ka gjetur edhe nje fajtor.

“Sipas shume burimeve afer Barcelones, tratativa per Lautaro Martinez ka deshtuar pikerisht ne momentin qe u shit Icardi te PSG.”

“Toro eshte nje prioritet per katalanasit, por ata nuk do e humbin mendjen pas tij dhe do e bejne kete operacion vetem per shifrat e duhura.”

“Oferta prej 65 milione eurosh plus kartonin e Junior Firpo eshte maksimumi qe eshte bere, por kjo oferte eshte refuzuar nga Interi.”

“Klubi zikalter nderkohe i ka bere me dije Barcelones se nuk deshiron ta shese lojtarin dhe do te pranonte vetem nje oferte 90 milione plus Junior Firpo. Asgje me pak. Ose 111 milione euro, aq sa eshte klauzola.”

Barcelona sipas Sport nderkohe, eshte e bindur se nga ana e tij Lautaro deshiron te transferohet ne Spanje dhe agjenti i tij gjithashtu.

Por pengesa me e madhe qe kane hasur jane drejtuesit e Interit dhe vullneti i tyre i hekurt per tu kapur tek klauzola.

Sulmuesi zikalter do ishte dakort me nje kalim nga Serie A ne La Liga per te luajtur me idhullin e tij, Messi.

Por kjo eshte nje tratative qe do te behej faktike vetem nese Barcelona do te paguante parate qe deshiron Interi.

Dhe per kete, fjatori kryesor ne kete mes eshte pikerisht Paris Saint Germain me blerjen qe i kane bere Icardit.”

“Kjo i ka dhene Interit nje force ne merkato qe se ka pasur kurre ne vitet e fundit. Tani varet gjithcka nga vullneti i Lautaros qe duhet te marre pozicion por qe me shume mundesi nuk do e beje per respekt te Interit.”

“Kjo nuk eshte hera e pare qe Paris Saint Germain e ben te dale keq Barcelonen ne merkato, sepse ne te kaluaren ata kane arritur te marrin lojtare qe Barcelona i ka kerkuar si Verratti, Marquinhos apo edhe tek rrembimi qe i ben Neymar sezone me pare.”

“Edhe pse kesaj radhe eshte ndryshe, sepse ata kane blere nje lojtar per projektin e tyre, por indirekt kane ndikuar ne forcimin e pozicionit te Interit.”

Keshtu shprehet Mundo Deportivo qe me sa duket, nuk po gjen paqe per Lautaron.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.