Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo – Plani B i Barcelones per Lautaron po shqeteson shume Interin: eshte nje strategji e tyre?

Mundo Deportivo – Plani B i Barcelones per Lautaron po shqeteson shume Interin: eshte nje strategji e tyre?
Inter Club Staff

Nuk eshte vetem Lautaro Martinez ne axhenden e Barcelones per skuadren e sezonit te ardhshem.

Me sa duket, klubi blaugrana po kerkon nje sulmues te nje niveli te larte dhe radaret e tyre jane kthyer ne nje objektiv te rendesishem te Interit.

Behet fjale per lojtarin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, nje lojtar qe diten e djeshme eshte perfolur shume se kerkohet nga Marotta per sezonin e ri.

Keshtu, sipas asaj qe thuhet nga Mundo Deportivo, nese Barcelona do te deshtoje perfundimisht ne kete sezon per Lautaro Martinez, gabonezi eshte objektivi numer nje. Por ky eshte nje problem per Interin, sipas tyre.

Kjo sepse Interi po mendon ta bleje lojtarin e Arsenal per ta bashkuar me Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, dhe jo per te zevendesuar argjentinasin.

Kontrata e Aubameyang skadon ne qershorin e 2021, dhe per momentin lojtari nuk e ka pranuar rinovimin e kontrates me Arsenal.

Kjo e ben ate qe ne merkato te mos kushtoje shume, por me pak nga sa e ka vleren e tij reale ne merakto.

Por me sa duket, Barcelona eshte futur ne mes dhe po luan kartat e saj per te siguruar sherbimet e tij. Nuk dihet ende nese Barcelona eshte vertete e interesuar per te, apo kjo eshte thjesht nje metode per ti prishur pune Interit e per te lene te lire Lautaron te largohet drejt Barcelones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.