Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo: Rafinha-Inter, ka mbaruar gjithcka! Por mund te perfundoje ne Serie A tek…

Mundo Deportivo: Rafinha-Inter, ka mbaruar gjithcka! Por mund te perfundoje ne Serie A tek…
Inter Club Staff

Zerat per rikthimin e Interit ne gare per Rafinhan zgjaten shume pak dhe me pas asgje.

Nese situata do te vazhdoje si ne kete moment, Rafinha tek Interi kete sezon nuk ka me asnje shans te rikthehet. Te pakten keshtu thote Mundo Deportivo.

Sipas spanjolleve, tashme historia e brazilianit Rafinha Alcantara dhe Interit eshte nje histori e mbyllur.

Ja cfare shkruajne ata sot:

“Barcelona po shikon te gjeje nje sistemim per mesfushorin e saj dhe po shqyrton disa destinacione te ndryshme.”

“Klubi zikalter nuk kishte treguar nje interes te madh edhe kur blaugranat kishin hapur mundesine e nje ulje te cmimit.”

“Ne kete moment, edhe preferenca e Rafinhes per Interin duket se ka skaduar sepse braziliani ka shume kerkesa dhe nuk mund te prese telefonaten e Interit ne pafundesi, nje telefonate qe mund te mos vije kurre.”

“Nderkohe, klubet e interesuara per te jane shume: Benfica ne Portugali eshte bere perpara ne oret e fundit.”

Por braziliani ka oferta te tjera edhe nga Premier League dhe sipas te perditshmes spanjollem, edhe ne Serie A.

Nuk do te ishte cudi, tregon El Mundo Deportivo, nese Rafa do te perfundonte pikerisht tek nje skuader kundershtare e Interit sic eshte Lazio qe luajti ndaj Interit deri ne ndeshjen e fundit nje vend ne Champions.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.