Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo zbulon detajet: “Barca i ka thene jo kerkeses 111 milione euro per Lautaron: ja pse.”

Mundo Deportivo zbulon detajet: “Barca i ka thene jo kerkeses 111 milione euro per Lautaron: ja pse.”
Inter Club Staff

Barcelona nuk deshiron te paguaje 111 milione euro per te blere Lautaro Martinez.

Ky eshte lajmi i madh me te cilen hapet sot e perditshmja spanjolle Mundo Deportivo qe e ka nisur numrin e saj me kete titulla te madh.

Ata kane nenvizuar se si gjithcka per tratativen e argjentinasit do te percaktoje kriza ekonomike qe do te pasoje kete situate.

Gjithesesi ata nuk e mohojne qe argjentinasi mbetet objektivi paresor i klubit katalanas per sulmin edhe sepse Suarez eshte pothuajse 34 vjec tashme.

Portada Mundo Deportivo, sábado 18 de abril de 2020

Lojtari i Interit eshte i aprovuar nga Messi mbi te gjitha. Ne fillim, 111 milione eurot e klauzoles (vlen per klubet e huaja deri ne mesin e korrikut) dukeshin “te pranueshme”, lexohet ne faqet e gazetes spanjolle.

Por me pas, pasi ndodhi ajo qe ndodhi me pandemine, “ne Camp Nou nuk parashikojne te paguajne ne asnje menyre ate shume parash per Lautaron ne kete moment.”

“Por qe ky operacion te shkoje ne port, lojtaret aktual te Barces qe nuk jane ne planet e klubit duhet te hyjne ne tratative qe te ulet cmimi.”

Ne Barcelone mbeshtesin faktin se lojtari deshiron te veshe bluzen blaugrana edhe pse ai kete deshire nuk e ka bere publike.

Nje levizje ne kete drejtim, gjithmone sipas MD, pritet edhe nga Interi qe te justifikoje shitjen e tij ne drejtim te Barcelones.

Por pavarsisht deshires se lojtarit, drejtuesit e klubit katalanas jane shume te shqetesuar sepse nuk mendojne se behet fjale per nje operacion te thjeshte. Perkundrazi.

“Interi nuk ka nevoje ekonomike qe te shese nje nga lojtaret e saj me te mire qe konsiderohet pjese thelbesore e projektit zikalter per tu rikthyer te medhenj ne Itali.”

“Zikalterit nuk e fitojne titullin prej 10 vitesh dhe ne Europe gjithashtu. Kontrata e lojtarit qe e lidh ate me Interin deri ne 2023 shihet si nje siguri.”

Gjithmone sipas ketij versioni, ne Milano shohin me sy te mire Vidal. Me Barcelonen ai ka nje kontrate deri ne 2021.

Te tjere emra pelqehen dhe mund te perfshihen ne kete marreveshje si puna e Arthur Melo, edhe pse ky konsiderohet i rendesishem per te adhmen e Barces ne krahasim me Vidal.

Por lista qe Barca deshiron te fuse ne kete operacion eshte me gjate dhe vazhdon edhe me emra si Carles Alena dhe Marc Cucurella.

Por dicka eshte e sigurt ne kete moment: Barcelona i ka thene jo pageses se klauzoles se lojtarit dhe Interi kerkon ne kembim te Lautaros vetem 111 milione euro. Duket se jemi ne nje situate te ngurte ndermjet klubeve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.