Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo zbulon: “Ja cmenduria qe beri Barcelona kete vere per Lautaro Martinez: me shume se 15…”

Mundo Deportivo zbulon: “Ja cmenduria qe beri Barcelona kete vere per Lautaro Martinez: me shume se 15…”
Inter Club Staff

Interesimi i Barcelones per Lautaro Martinez nuk eshte me siguri asnje mister. 

Sulmuesi argjentinas prej muajsh afrohet me katalanasit, por drejtuesit e Barcelones e kane pranuar publikisht qe kete sezon nuk mund te behet dot gje.

Por deri me tani, pavarsisht presingut te forte nga Spanja, drejtuesit zikalter nuk jane rrezuar ne asnje moment nga pozicioni i tyre.

Ka qene nje insistim ai i Barcelones qe nuk ka asjelle aspak frutet e deshiruara, aq shume sa edhe Lautaro Martinez ka qendruar ne Milano dhe eshte motivuar per sezonin e ri duke e ndare mendjen se ne kete sezon nuk leviz dot.

Por sipas Mundo Deportivo, Barcelona per te arritur tek Lautaro Martinez ka tentuar gjithcka ne kete vere.

“Barcelona ka bere me shume se 15 takime me Interin dhe me agjentin e lojtarit per te folur per kete tratative.”

“I fundit ka ndodhur vetem pak dite me pare, personalisht me agjentin e lojtarit. Por nuk mund te behet asgje.”

“15 takime jane nje numer shume i larte per nje tratative e sidomos per nje tratative te deshtuar.”

KONTRATA – “Oferta katalanase ka qene prej kohesh ne tavolinen e agjenteve te Lautaro Martinez.”

“Barcelona ka propozuar nje kontrate prej 5 sezonesh me opsionin per te gjashtin, subjekt kjo i disa kushteve si numri i ndeshjeve apo minutave te luajtura ne sezonin e peste.”

“Rroga, do te ishte shume me e larte se ajo qe merr aktualisht tek Interi dhe qe do te rritej akoma me shume ne sezonin e trete.”

INTERI – “Beto Yaque dhe Rolando Zarate, agjentet e lojtarit, kane kerkuar qe te dergojne nje oferte te shkruar tek Interi, por nuk kane gjetur dot disponueshmerine e Barcelones.”

“Keshtu, drejtuesit zikalter kane vene ne tavoline nje propozim rinovimi qe ne ditet e ardhshme do te rivleresohet perseri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.