Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mungon Nainggolani i vertete: por se ka fajin thjesht demtimi, ja cfare po ndikon tek forma e tij…

Mungon Nainggolani i vertete: por se ka fajin thjesht demtimi, ja cfare po ndikon tek forma e tij…
Inter Club Staff

Radja Nainggolan eshte pa piken e dyshimit goditja me e madhe e Interit kete vere por ende nuk ka arritur qe te tregoje te gjitha kualitetet e tij tek zikalterit. 

Ai sapo eshte rikthyer nga demtimi qe e ka kushtezuar jo pak duke e lene jashte pergatitjes verore te skuadres.

Por Belgu shenoi qe ne ndeshjen e pare me Interin ne Bologna dhe nuk eshte se ka luajtur keq por nga ai pritet akoma me shume.

Deri me tani gjithesesi Nainggolan nuk ka qene ai i verteti qe kemi pare dhe admiruar me bluzen e Romes. Por duket se pas veshtiresive te Ninjas nuk eshte demtimi ne vetvete, por pasojat qe ka lene ai demtim.

Corriere dello Sport shpjegon me pas konceptin e saj:

“Nuk eshte se Nainggolan tani luan jo si me pare vetem se u demtua. Kjo nuk ka lidhje dhe Ninja eshte po i njejti lojtar.”

“Problemi eshte se ai ka shume pak stervitje me Interin dhe me Icardin qe eshte sulmuesi qe shenon tek Interi eshte stervitur me pak nga te gjithe: ne fillim prej demtimit te tij e me pas prej demtimit te Icardit.”

“Pasi dy-tre javesh mbase do te shohim nje dyshe teper te fuqishme dhe shume assist dhe gola por deri me tani kjo dyshe ka pasur mjaft probleme dhe me siguri ka te beje shume pergatitja taktike e munguar e te dyve.”

“Spalletti duhet te beje shume me shume ne kete aspekt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.