Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Murillo: “Interi një ëndërr, do të kthehet shpejtë tek fitorët! Modeli është Thiago Silva, Cordoba idhulli im”.

Murillo: “Interi një ëndërr, do të kthehet shpejtë tek fitorët! Modeli është Thiago Silva, Cordoba idhulli im”.
Rinor Sopaj

Jeison Murillo prezantohet. I intervistuar nga Corriere dello Sport mbrojtësi i ardhshëm i Interit ka folur dhe ka shpjeguar se cka duhet të presin tifozët zikaltër nga ardhja e tij.

 

Murillo, si jeni? A mundesh t’i qetësosh tifozët e Interit përsa i përket gjendjes tuaj fizike?
“Tani po rekuperohem nga një lëndim që e pësova në gishtin e këmbës (në Dhjetor ka zhvilluar ndeshjen e fundit) dhe e kam humbur më shumë se një muaj. Dhimbja ngadalë po zhduket, por fizikisht kam mbetur prapa me përgatitje. Të shtunën e kaluar kundër Barcelonës isha në stol dhe tani po punoj edhe me grupin më shumë se një javë”.

Granada po e rrezikon seriozisht mbetjen në ligë?
“Sezoni ynë deri më tani ka qenë i vështirë për shumë motive. Kemi pasur aq shumë lëndime të lojtarëve të rëndësishëm mirëpo nuk kanë qenë vetëm këto që na kanë komplikuar punën gjithashtu kemi pasur edhe mungesë të fatit. Por unë vazhdoj të besoj në mundësitë tona dhe jam i bindur se duke punuar do t’ia arrijmë qëllimit”.

Murillo në cfarë roli e ka filluar të luaj?
“Gjithmonë kam qenë mbrojtës. Qëndror apo anësor. Skuadra ime e parë është Atletico Sanin, skuadra e lagjes sime, më pastaj shkova tek Deportivo Cali. Në familje kam gjithashtu edhe një vëlla, emri i tij është Junior, ai luan si sulmues për një skuadër këtu shumë afër Granadas”.

Përse e zgjodhe Interin?
“Sepse do të më ndihmoj të rritem, të përmirësohem dhe sepse Interi është një klub me emër dhe një hisotri fantastike mbi supe. Një klub si Interi është ëndërr e cdo lojtari”.

Për kolumbianët, Inter nuk është një skuadër e cfarëdoshme: Cordoba ka qenë njëri nga heronjtë e tripletës dhe ka veshur fanelën zikaltër për plot 13 sezone duke i zhvilluar 455 ndeshje.
“Cordoba dhe Yepes janë dy mitet me të cilët jam rritur unë. Cordoba ka bërë historinë në futbollin kolumbian dhe kam pasur kënaqësine ta njoh disa muaj më parë kur ka ardhur ta takojë kombëtaren”.

Tek Inter tani është Guarin.
“Luanim bashkë në kombëtare dhe e njoh mirë. Ta kesh bashkëlojtar edhe në klub do të jetë mjaft e bukur pasi që është një person i madh dhe është duke e zhvilluar një kampionat fantastik. Cfarë goli shënoi kundër Celtic…”.

I shikon ndeshjet e Interit?
“Po, cdo herë që e transmetojnë. Edhe ato të Europa League edhe ato në kampionat”.

Dhe natyrisht, ju i mbështetni bashkëlojtarët e tu të ardhshëm sepse në qoftë se do kualifikoheshin në garat evropiane…
“Të themi që jo shumë kohë më parë atyre iu është shtuar një tifoz (qesh). Sipas meje do t’ia arrijnë. Skuadra po tregon performanca mjaft të mira kohëve të fundit, duke e hequr nga lista humbjen ndaj Fiorentinës, në përgjithësi po shkon shumë mirë. Shpresoj që të arrijnë sa më lart në kampionat dhe në ndërkohë ta fitojnë Europa League”.

Do ta kesh Mancinin si trajner. Cfarë mendon për atë?
“Nuk kam pasur akoma kënaqësine të flas me të, por sigurisht që e njoh. Eshtë një trajner shumë serioz, e di se cfarë do dhe po e bën punën e tij”.

Cfarë mendimi keni fituar për Serie A?
“Eshtë një ligë shumë garuese, taktike dhe fizike. Në të cilën duhet të jesh gjithmonë në formë të mirë fizike që të luash mirë. Për mua është një mundësi e madhe dhe tani dua ta shijoj”.

Si do ta përshkruaje veten?
“Jam një qëndror teknikisht i mirë, por edhe i shpejtë dhe fizikisht i fortë. Mund të luaj në qendër por edhe në të majtë nëse i duhet skuadrës, por këmba ime e preferuar është e majta”.

Kush është modeli yt?
“Thiago Silva, më i miri në botë pasi që i jep qetësi bashkëlojtarëve të tij. Eshtë i fortë me të dyja këmbët dhe mbrojtësi numëri një në qarkullim për momentin”.

A ndjeheni i gatshëm për të e veshur fanelën zikaltër?
“Po edhe pse duhet të përmirësohem shumë. Deri më tani gjithmonë kam luftuar për mbijetesë, ndërsa me Interin objektivat do të jenë të tjerë ku do të ketë edhe më shumë presion. Kjo në ndërkohë nuk më firkëson, dua të fitoj trofe dhe të bëj mirë me fanelën zikaltër. Eshtë ëndërra që e mbaj në sirtar”.

A mendon se do bëhesh i rëndësishëm menjëherë tek Inter duke e parë periudhën e komplikuar nëpër të cilën po kalon skuadra?
“Interi është një skuadër e madhe. Do të filloj të fitoj shumë shpejt. Shpresoj që do të mund t’i ndihmoj, që të jap më të mirën dhe të jem i rëndësishëm në fushë”.

Cili është lojtari italian që ke dëshirë ta sfidosh?
“Ka lojtarë shumë të mirë, por Pirlo është një lojtar klasi i cili gjithmonë më ka pëlqyer”.

Në Kupën e Amerikës, në mes kundërshtarëve tuaj, do të jetë edhe bashkëlojtari juaj i ri Gary Medel.
“E kam parë në televizion dhe është shumë i mirë. Në Inter ka lojtarë mjaft të mirë dhe do të jetë një kënaqësi ta luaj me ta”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.