Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,168 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

M’Vila-Inter, huazim me te drejte blerje? Po diskutohet, por ka nje pengese…

M’Vila-Inter, huazim me te drejte blerje? Po diskutohet, por ka nje pengese…
Ardi Deda

Yann M’Vila nuk eshte nje nga shume emrat qe jane dhene per mesfushen e Interit pa konfirmime reale. Piero Ausilio eshte me te vertete duke punuar per te bere zikalter lojtarin, i cili aktualisht luan te Rubin Kazan. Situata, sipas asaj qe i rezulton FcInterNews.it qe ka pyetur agjentin e francezit eshte pak a shume fluide. Madje, kemi nje marreveshje ne parim me klubin rus per transferimin ne Milano te medianos qe luan dhe me Kombetaren franceze. Ne krahasim me ate qe thuhet, bazat e marreveshjes nuk parashikojne shkembime teknike (shume emra te perfshire nga radiomerkato), por kemi nje huazim me te drejte blerje ne favor te Interit. Futbollisti nga ana e tij ka dhene tashme pelqimin e tij per te ndryshuar fanelle dhe Rubin Kazan, qe ka nje raport te mire me zikaltrit pas transferimit te Marko Livaja, duket i gatshem per te pranuar kete situate.

Mbetet per tu kuptuar forma e huazimit. Por ky eshte nje detaj per te cilin palet duhet te diskutojne akoma. Megjithate ka nje pengese ne kete tratative, dhe kjo eshte nga ana interiste. Francezi ne fakt nuk eshte zgjedhja e pare per mesfushen, por me shume nje alternative e vlefshme qe Ausilio kerkon ta mbaje ngrohte ne rast se prioritetet e tjera nuk realizohen. Keshtu duhet patur durim perpara se te behet i sigurte kalimi Yann M’Vila tek Inter. E rendesishme eshte qe bisedimet jane ne rruge te mire dhe se ka nje marreveshje ne parim midis dy protagonisteve te kesaj ceshtje.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags