Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nagatomo nuk harron Interin: “A e ndjej presionin ketu tek Marseille? Me duket po harroni se une…”

Nagatomo nuk harron Interin: “A e ndjej presionin ketu tek Marseille? Me duket po harroni se une…”
Inter Club Staff

Yout Nagatomo e ka mbyllur eksperiencen e tij ne Turqi dhe eshte larguar keshtu nga skuadra e Galatasaray.

Ai ka nenshkruar nje kontrate te re me Olympique Marseille dhe eshte rikthyer keshtu ne nje kampionat Europian te madh pas disa vitesh mungese.

Diten e djeshme Yuto eshte prezantuar perpara mediave dhe nder te tjera, ai nuk ka harruar te permende as eksperiencen e tij tek Interi.

“Me donin edhe klub te tjera, por te luaj per nje klub te madh si Marseille ne kete moment te karrieres time eshte si nje enderr.”

“Sapo kam marre vesh per kete mundesi i kam thene agjentit tim menjehere po. Eshte nje klub i mirenjohur ne te gjithe boten.”

“Jam shume i lumtur qe ndodhem ketu. Konkurence me Amavi? Ai eshte nje lojtar i madh, teknikisht dhe fizikisht shume solid. Por do kemi konkurence.”

“Do te kemi shume ndeshje per te luajtur, do te vleresohen te gjithe lojtaret. Une kam ardhur per te luajtur dhe per te ndihmuar skuadren. Do te jap maksimumin per kete eksperience.”

“Ndihem mire dhe jam stervitur cdo dite. Edhe pse jam 34 vjec, ndihem mire. A ndjej presion? Une nuk kam frike nga presioni. Me duket se po harroni se kam luajtur me nje klub si Interi, ku presioni ka qene normal. Presioni keshtu eshte bere normal edhe per mua.”

“Presioni nuk me jep frike, por me pelqen, eshte dicka qe me motivon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.