Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2019

Scroll to top

Top

378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nagatomo pershendet Interin: “Fanella zikalter nder i madh per mua, do te jeni gjithmone…”

Nagatomo pershendet Interin: “Fanella zikalter nder i madh per mua, do te jeni gjithmone…”
Bujar Berishaj

Yuto Nagatomo ka kaluar edhe zyrtarisht tek Galatasaray pak ore me pare.

I impenjuar me Japonine ne Boterorin e Rusise, ku Yuto me shoke tani do te perballen me Belgjiken ne nje te teten e finales, ai ka gjetur kohe per te derguar nje mesazh pershendetes per popullin interist.

“Per te gjithe tifozet e Interit, faleminderit nga zemra per dashurine qe keni treguar per mua gjithmone ne keto vite! Ka qene nje nder i madh per mua qe te vesh fanellen zikalter, jane emocione qe nuk do t’i harroj kurre”, ka shkruar mbrojtesi ne Twitter.

“Faleminderit juve dhe te gjithe personave qe kane punuar me mua te Interi. Do te jeni gjithmone ne zemren time. Sempre Forza Inter. Yuto”, kane qene fjalet e Nagatomos qe e ka permbyllur keshtu pershendetjen e tij.

Sic u tha edhe me larte, japonezi Yuto Nagatomo u zyrtarizua pak ore me pare si lojtar i klubit turk Galatasaray ku eshte transferuar per 2,5 milione euro dhe do te perfitoj 2 milione euro ne sezon me klubin e ri.

Keshtu, pas 8 sezonesh me 213 paraqitje dhe 13 gola te shenuar me ngjyrat zikalter, mbrojtesi japonez behet gati qe te nis nje aventure te re ne Turqi.

Faleminderit per gjithcka Yuto, pac fat edhe ti!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.