192 views

Nagatomo, probleme ne kemben e majte. Koha e rekuperimit…
Yuto Nagatomo kete mengjes i eshte nenshtruar disa kontrolleve mjekesore ne kliniken Humanitas di Rozzano.
Lojtari Japonez u rikthye nga grumbullimi me kombetaren e Japonise me probleme dhe nuk arriti ne asnje moment te stervitjen me pjesen tjeter te skuadres. Sot u krye mbi mbrojtesin e krahut te Interit nje rezonance magnetike e cila evidentoi nje problem ne kemben e majte. Lojtari zikalter pritet te mungoje per 1 jave sepse ka nevoje per disa dite pushim dhe terapi.