Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan, demtimi ka qene i mallkuar! Rrezikon edhe Torinon: ja kur pritet te rikthehet nga minuta 1

Nainggolan, demtimi ka qene i mallkuar! Rrezikon edhe Torinon: ja kur pritet te rikthehet nga minuta 1
Inter Club Staff

Radja Nainggolan mezi po pret per tu rikthyer ne fushe duke e pare deklaratat e tij edhe ne rrjete sociale, por me te gjitha gjasat ai pasi nuk luajti ne ndeshjen e pare ndaj Sassuolos per kete Serie A, pritet te mos luaje as ne ndeshjen e dyte ndaj Torinos ne Meazza.

Belgu ishte ai qe pesoi demtimin me te rende kete vere ne skuadren zikater dhe ai ka rreth 4 jave jashte fushave te lojes.

Radja po vazhdon programin e tij te personalizuar te rekuperimit dhe eshte ndalur qe prej ndeshjes ndaj Sion ne te cilin pesoi nje demtim muskluar ne kofshen e majte.

Ai nuk luajti dhe as nuk u grumbullua fare ne ndeshjen Sassuolo-Inter te perfunduar me rezultatin 1-0 per Emilianet.

Por pertej demtimit, te shumta jane edhe polemikat e ngritura per te nga mediat dhe tifozet per shkak se Radja Nainggolan eshte fotografuar ne nje feste ne nje prej diskotekave te Milanos te premten ne darke.

Gjithesesi, duke pare stervitjen e Radja Nainggolan mund te vihet re lehtesisht se ai nuk eshte rekuperuar ende.

Edhe pse ai sot pas shume kohesh eshte rikthyer qe stervitjen ne palester ta beje bashke me grupin, per te pare rikthimin e tij ne fushe me grupin duhet te presim edhe pak.

Stafi mjekesor i Interit po ndjek nga afer dhe me kujdes situaten e tij dhe nuk deshirojne qe te forcojne nje rikthim te tijin sepse nuk duan te rrezikojne nje demtim te ri.

Keshtu, ai pritet qe per here te pare qe prej demtimit te rikthehet neser te punoje nje moment me grupin.

Ky mund te jete nje lajm i mire per sa i perket demtimit te Nainggolan, por duke pare qe Radja sot ka mbushur 35 dite qe prej dites kur eshte demtuar nderkohe qe ne fillim u mendua se ishte vetem nje demtim i lehte qe do e mbante jashte fushave jo me shume se 21 dite, le te themi qe frika ekziston ende se rekuperimi i tij do te zgjatet edhe pak.

Eshte e sigurt tashme qe ndaj Torinos ai nuk do te jete nga minuta e pare por ndoshta edhe mund te mos luaje fare.

Nese cdo gje shkon mire, ai pritet te rikthehet ne fushe te shtunen e 1 shtatorit nga minuta e pare ne Bologna-Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.