Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan dhe Isla te prenotuar? Mos ndoshta paguan Thohir? Apo…

Nainggolan dhe Isla te prenotuar? Mos ndoshta paguan Thohir? Apo…
Xhorxh Gellci

Dite e madhe per Interin ajo e djeshmja! Kete e thote Gazzetta dello Sport duke pare levizjet e djeshme te drejtuesve zikalter, me Marco Brancan ne krye, i cili ka bere disa hapa te rendesishem. Duke pritur ndonje shitje te mundshme, Interi prenoton Radja Nainggolan duke luftuar Romen, dhe i kerkon Juventusit bashkepronesine e Mauricio Isla me 5 milion euro.

Levizje jo te perditshme duke pare periudhen ekonomike te veshtire per Interin. Natyrshem lind pyetja: Cfare fshihet prapa kesaj? Gazzetta dello Sport mundohet te beje nje interpretim: “Dite e rendesishme, sepse nese Interi ka bere gjithe ato takime, do te thote se dicka po leviz ne nje mbasdite plot me kontakte dhe levizje te drejtuesve: ndoshta po vjen manjati Erick Thohir?” Pra, mund te jene milionet indoneziane prapa ketyre levizjeve te vrullshme dhe te papritura.

Gjithsesi, kjo nuk eshte mundesia e vetme, dhe hipoteza e dyte i frikeson pak tifozet zikalter, duke qene se eshte ajo e shitjeve te lojtareve te rendesishem. Pervec Thohir, Gazzetta hedh mundesine se Interi mund te jete prane nje shitjeje te nje lojtari te rendesishem, qe do te sjelle disa milion euro ne kasat e shoqerise. Dy jane pistat me te nxehta: Guarin dhe Handanovic. Dhe per momentin, hipoteza e dyte ka me shume mundesi, fatkeqesisht. Gjithsesi, vetem per momentin, nuk i dihet cfare do te ndodhe…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.