Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan e pranon vete: “Inter? Me siguri do kem gabuar dicka une. Por dua ti bind se me kete vendim kane gabuar ata.”

Nainggolan e pranon vete: “Inter? Me siguri do kem gabuar dicka une. Por dua ti bind se me kete vendim kane gabuar ata.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Sky, Radja Nainggolan ka folur keshtu per aventuren e tij tek Cagliari: 

“Kam pare nje pritje teper te bukur, me kane pritur mire sepse edhe kur kam ikur jemi ndare mire. Duhet te shpaguaj besimin tani. Uroj qe te fitojme sa me shpejt qendrimin ne Serie A. Per ne do te flase fusha.”

INTER – “Me siguri kam gabuar une dicka me ta gjate rruges. Me takon mua qe te kthej gjerat ne pozitivitet dhe te tregoj se me kete vendim mbase kane gabuar ata. Per Interin nuk them dot asgje te keqe, jam ndjere shume mire aty ne cdo moment.”

“Ndonjehere behen disa zgjedhje te cilat duhet ti respektojme. Une jam stervitur gjithmone mire, jam ketu dhe jam i lumtur tani.”

MESFUSHA E CAGLIARIT – “Do te kemi nje mesfushe te bukur sepse keshtu e kemi pasur edhe kur kam qene heren e pare. Ketu ka qene gjithmone e veshtire te fitosh per kedo. Duhet te fitojme ne shtepi dhe te permiresohemi jashte saj.”

ASNJE POLEMIKE – “Nuk eshte per te bere polemike por dua te them disa gjera qe te jene te qarta: une jam shume i lumtur qe jam ketu por e di qe jam ne huazim dhe kam edhe dy vite kontrate me Interin.”

“E rendesishme eshte te bej mire ketu, sot per sot gjerat jane keshtu: mbase nese arrihen gjera te rendesishme gjerat mund te ndryshojne.”

“Nuk e di si do te shkoje e ardhmja por sot mendoj qe te bej mire dhe te kem disa kenaqesi nga fusha. Kam edhe dy vite kontrate me Interin pastaj.”

“Ne Cagliari do te gjej shume miq, shume. Jemi pare shume here keto vite dhe kemi bere shume aktivitete bashke.”

“Ka qene nje familje e madhe per mua deri para pese vitesh dhe ka mbetur keshtu. Duket sikur ska ndryshuar asgje.”

Keshtu ne kete interviste Nainggolan e ka pranuar per here te pare se mund te kete ndodhur dicka tek Interi qe e ka pasur fajin ai dhe pikerisht per kete Interi ka marre vendimin per ta nxjerre jashte planeve per kete sezon e per ta huazuar tek Cagliari.

Gjithesesi, Ninja ka edhe dy vite kontrate tek Interi dhe pritet qe ne fund te sezonit te rikthehet ne Milano per tu shitur me pas diku tjeter. Gjithmone nese Interi nuk vendos per ta ri integruar ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.