Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan, fjalet e para pas largimit: “Me kane forcuar, por tani do tregoj se kane gabuar. Pse? Mbase dikujt nuk i pelqeja.”

Nainggolan, fjalet e para pas largimit: “Me kane forcuar, por tani do tregoj se kane gabuar. Pse? Mbase dikujt nuk i pelqeja.”
Inter Club Staff

Ne dalje nga darka e lamtumires me shoket e ish-skuadres se tij tashme, Interit, Radja Nainggolan ka ndalur vetem per pak sekonda per gazetaret e pranishem.

Ai ka folur perpara se te nisej drejt Cagliarit me fluturimin e radhes. Keto kane qene fjalet e tij:

A je i lumtur qe po rikthehesh ne shtepi?

“Sigurisht. Kam bere nje zgjedhje, jam forcuar per ta bere nje zgjedhje por ne fund zgjodha ato qe doja te pakten. Keshtu qe do te kerkoj te bej mire atje.”

Eshte nje zgjedhje me pak e dhimshme se ajo qe mendohej, apo jo? 

“Jo, ska lidhje. Kam prioritete te tjera ne kete moment dhe ishte e lehte te zgjidhja.”

Mbase tek Interi do te ishe akoma nese nuk do te kishe pasur ato demtime vjet…

“Tani do rifutem ne loje me Cagliarin dhe do te kerkoj te tregoj se kane gabuar me mua, kete duhet te bej.”

Nderkohe, vetem pak minuta me pare ne Malpensa, Nainggolan ka shtuar per gazetaret e pranishem: “Kam akoma dy vite kontrate me Interin pas ketij vitit. Mbase me Interin nuk ka mbaruar eksperienca ime. Cfare ka ndodhur ne te vertete? Mbase nuk me shikon dot me sy dikush, ku ta di une…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.