Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan-Inter, a eshte kjo hera e duhur? Spalletti telefonon Radjan: ja detajet dhe shifrat

Nainggolan-Inter, a eshte kjo hera e duhur? Spalletti telefonon Radjan: ja detajet dhe shifrat
Inter Club Staff

Kesaj radhe eshte ndryshe, jo si heret e tjera. Kesaj radhe, ne krahasim me nje vit me pare, Roma me te vertete mund te shese Radja Nainggolan per te perfituar para.

E atehere, drejtuesit e Interit po mendojne per nje oferte dhe Luciano Spalletti nuk e ka menduar dy here por ka telefonuar direkt belgun. Kete gje e tregon Corriere dello Sport sot ne numrin e saj te perditshem.

E perditshmja romane zbulon se ka pasur nje telefonate ndermjet teknikut zikalter dhe mesfushorit, nxenesit te tij. Vullneti i tranjerit toskan eshte ajo qe te bindet Nainggolan per miresine e projektit te Suning dhe per ta bindur te vije ne Milano.

Eshte nje marreveshje sot me pak e komplikuar se sa blerja e Rafinhes nga Barcelona.

“Ninja ka nje kontrate me Romen deri ne 30 qershor 2021 dhe rinovimi i fundit ndodhi vetem nje vit me pare – nenvizon Corsport -.”

“Por pas kater vitesh, nese ai do te largohej, do i jepte Romes te realizonte nje plusvalence te paster, edhe pse do te largohej ne shifrat qe eshte blere Cristante, pra ndermjet 25-30 milione euro.”

“Ne keto shifra Interi mund te arrije dhe natyrisht duke e futur kete blerje tek shpenzimet e sezonit 2018-19: do te ishte nje blerje perfundimtare ose nje huazim me detyrim blerje, e nese shikohet nga ana e bilancit, do te ndryshonte pak tek zikalterit sepse ne kete menyre do te ndryshonte vetem menyra e pageses qe do te shtrihej ne dymbedhjete muaj.”

“Nga ana e Romes, do te kishte nje avantazh te qarte shitja e tij sepse do te kursenin edhe rrogen e lojtarit qe e ka te dyten me te shtrenjte pas Dzekos. ”

Mbi Nainggolan eshte edhe konkurenca mbi te gjitha e Guangzhou te Fabio Cannavaros, qe eshte gati te investoje fort per Belgun.

Por te mos harrojme edhe limitet e forta te qeverise kineze per investimet jashte shtetit qe nuk e lehtesojne kete operacioon.

Me e lehte dhe me konkrete duket nje tratative me Interin ne kete moment siguron e perditshmja romane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.