Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,058 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan: “Inter, kjo eshte deshira ime me e madhe. Dembele nje shok i mire. Icardi…”

Nainggolan: “Inter, kjo eshte deshira ime me e madhe. Dembele nje shok i mire. Icardi…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan vetem perpara pak minutash u prezantua nga Interi per here te pare perpara gazetareve ne konferencen per shtyp te prezantimit te tij ne Palazzo Pariggi ne Milano. 

Keto kane qene pyetjet e gazetareve per Radjan dhe pergjigjete e tij te sjella per ju nga Inter.al ne shqip:

Cilat jane ndjesite e tua te para me bluzen e Interit te veshur virtualisht?

“Si fillim dua ti falenderoj te gjithe. Jam shume i lumtur qe jam ketu, mezi po pres oren qe te filloj kete aventure. Interi me ka dashur me force.”

Me ty Interi mund te luftoje per kampionatin?

“Shpresoj te fitoj dicka edhe personalisht duke qene se nuk ka ndodhur akoma. Gjej nje tranjer me te cilin jam gjendur shume mire. Mund te arrihen rezultate pse jo dhe te fitohet dicka shume shpejt.”

Cfare ka ndodhur ne Rome?

“Nuk dua te flas shume, dua te shikoj te tashmen. Mund te mbaronte ne menyre me te ndryshme, por kete nuk dua ta them. Gjate tratatives me kane telefonuar te gjithe, shume e rendesishme te ndjeja besimin e te gjitehve. Shpresoj tjua shperblej ne fushe besimin.”

Si eshte raporti me Spallettin? Te ka bindur ai te vije tek Interi?

“Jo vetem ai por sigurisht qe ta gjej ketu eshte dicka e ukur. Zgjedhja ime eshte bere edhe pse e di shume mire si punon ai.

Perse keni zgjedhur numrin 14?

“Numri im qe eshte numri 4 eshte i terhequr. Numri 14 eshte nje numer i rendesishem dhe ishte i pari i disponueshem.”

Sa afer Interit ke qene ne vitet e kaluara?

“Flitet shpesh per keto interesime, ne te kaluaren jam kontaktuar por ky ka qene momenti i duhur. Shpresoj te bej mire, jam i lumtur qe jam ketu. Do te shijoj ne maksimum kete moment.”

Dzeko dhe Icardi kane karakteristika te ngjashme, si mendon ti shfrytezosh?

“Per mua jane du sulmuesa te medhenj, por me karakteristika te ndryshme. ICardi jeton me shume per golin kurse Dzeko ka nje strukture tjeter dhe punon me shume per skuadren. Jam gjendur mir me Edin dhe shpresoj ne te njejten gje edhe me Icardin.”

Me cilin prej shokeve mezi po pret te luash sa me shpejt?

“Mauron me siguri, por lojtaret me kualitet jane te shumte. Edhe Perisic ben diferencen por ka edhe shume te tjere. Shpresoj qe te bej me te miren time per te arritur rezultatet e duhura.”

Mendon se mund te ndihmosh Interin per nje kapercim kualiteti edhe ne Europe?

“Nje kampionat nuk bazohet vetem tek Champions. Luftohet ne shume fronte. Kemi objektiva e duhet te luftojme te gjithe bashke, pastaj te shohim cfare do te arrijme.”

Eshte e vertete qe po hidhni edhe ndonje fjale te mire per Dembele?

“Ai po luan ne Boteror dhe nuk eshte i interesuar per merkaton. Eshte shok i madh i imi, nje lojtar shume i forte.”

Cfare mund te jepni me shume per kete skuader? 

“Taktikisht do e vendosi tranjeri, eshte mjaftueshem inteligjent per ta ditur kete gje.

Cfare note i jepni merkatos se Interit?

“Notat i jepni ju, une jam i lumtur qe jam ketu ne radhe te pare.”

Ke takuar dike nga klubi ne nivel drejtues? Ndjesite e para? 

“Pas disa vitesh ku nuk fitohet duhet te ndryshohet. Shpresoj qe te behet mire me perforcimet e reja ne klub. Ne lojtaret kemi objektiva te njejte me klubin.”

Ke folur me ndonje shok te ri skuadre apo me Icardin? 

“Po kam folur me te. I kam thene qe jam shume i karikuar dhe me ka thene qe edhe ai gjithashtu.”

Cfare krahasimi mund te besh ndermjet Di Francescos dhe Spallettit?

“Ne fund ne futboll flasin statistikat. Me Spallettin isha me shume afer zones, me Di Francescon me i terhequr. E kam thene gjithmone se une punoj fort. Ne kampionatin e fundit kam shenuar me pak por kam dhene maksimumin.”

Kualifikimi ne Champions a ka ndikuar ne zgjedhjen tende?

“Mbase ka ndikuar pak por une do te vija gjithesesi tek Interi. Zgjedhja ime ishte e bazuar mbi faktin se ketu mund te jem i lumtur, vetem kaq.”

Dy vjet me pare Suning u prezantua ne kete hotel te Milanos si ju. Mendoni se transferimi juaj mund te ndihmoje ne zvogelimin e diferences me Juven?

“Ata kane vite qe fitojne. Shpresoj qe merkato dhe ardhja ime te ndihmoje Interin. Ne fund pastaj matet lekura se kush ka bere merkato me te mire. Do te duhet vazhdimesi nga ne.

Te luash ne Champions a do te ndikoje tek disa lojtare pa eksperience? 

“Eksperienca eshte e rendesishme por edhe per ata qe nuk kane luajtur Championsi eshte dicka e bukur.”

Taktikisht mendon se mund te luash si trekuartist?

“Une mund te luaj edhe si mediano. E rendesishme eshte qe te jap maksimumin.”

Cfare ke provuar kur ke pare gjithe ata tifoze qe te prisnin?

“Per nje lojtar eshte shume e rendesishme te pritesh ne ate menyre. Nuk eshte hera e pare qe e them po mendoj se per ne flet fusha. Pastaj le te gezohemi bashke. Gjithmone keshtu kam bere. Kam fituar respektin e tifozeve me gjerat qe kam bere ne fushe dhe shpresoj e njejta gje te jete edhe ketu.”

Te dhemb te mos jesh ne boteror?

“Nuk po e ndjek shume Boterorin. Po kenaqem me pushimet pa menduar shume. Te shikoj ndeshjet do te me bente te ndihesha keq duke qene se nuk jam edhe une. Por jam i qete, i kaloj gjithmone keto momente. Tani jam i perqendruar tek Interi.”

Cfare ben gjate kohes qe nuk luan futboll?

“Ne mengjes dergoj vajzen time ne shkolle, stervitem me pas dhe pasdite shplodhem. Nuk jam nje fanatik i serive te TV. Me pelqen ta shijoj jeten, te ha nje darke jashte. Nese nuk e bej tani kete gje, kur do e bej…”

Kjo ka qene intervista e plote e Radja Nainggolan ne konferencen e prezantimit te tij ne shqip e perkthyer nga djemte e Inter Club Albania. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.