Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 15, 2020

Scroll to top

Top

1,004 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan-Inter, Roma ka futur nje klauzole anti-Suning ne kontrate: ja pse

Nainggolan-Inter, Roma ka futur nje klauzole anti-Suning ne kontrate: ja pse
Inter Club Staff

Sipas asaj qe tregon Corrire dello Sport, ne kontraten per shitjen e Radja Nainggolan tek Interi (vleresimi total i operacionit eshte 38 milione euro: 24 milione cash plus Zaniolo dhe Davide Santon te vleresuar 14 milione, gjysma e te cilave jane plusvalence), ekziston edhe nje klauzole ne favor te Romes. 

Ajo parashikon qe Roma te perfitoje 10% te shitjes se ardhshme te Radja Nainggolan (per nje maksimum 2 milione eurosh).

Drejtuesit e Romes duket se e kane dashur kete klauzole sepse mendojne se Interi pas 2-3 vitesh mund te shese belgun tek nje klub tjeter mik te Suning, tek Jiangsu dhe mendojne se Interi mund ta beje kete per nje shifer teper te larte.

Interi ka rene dakort me kete gje, dhe duket se nuk ka pasur komplekse ne pranimin e kesaj klauzole.

Nderkohe mesfushori belg tani duhet te zgjedhe shtepine e re ne Milano dhe numrin qe deshiron te mbaje tek Interi.

Entuziazmi eshte teper i larte per lojtarin qe dje eshte shprehur shume i lumtur ne intervisten e tij te pare per Inter TV ku ka falenderuar Romen dhe e ka bere te qarte se mezi po pret te luaje me Interin dhe shume i emocionuar per pritjen e ngrohte qe tifozet i kane rezervuar.

Radja tani do te beje disa dite pushime per te qene prezent qe ne diten e pare te grumbullimit ne Appiano Gentile me skuadren e pare.

Bashke me te ne grumbullim do te jene edhe blerjet e reja.

Nderkohe tek Roma mardhenia ndermjet tifozeve dhe drejtuesit Monchi nuk eshte nder me te mirat me tifozet roman qe jane shume te merzitur per largimin e Nainggolan dhe nuk e kuptojne kete operacion me Santon ne mes, gje qe nuk mund te thuhet per tifozet e Interit qe nga ana tjeter jane shume te lumtur.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.