Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,031 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan: “Nuk jam nje bad boy. Per shoket jap gjithmone gjithcka. Motra lezbike? Po, por…”

Nainggolan: “Nuk jam nje bad boy. Per shoket jap gjithmone gjithcka. Motra lezbike? Po, por…”
Inter Club Staff

Nuk eshte ende ne formen e tij me te mire, por eshte i pazevendesueshem per Interi ne fushe. 

Radja Nainggolan eshte nje nga pikat kyce te skuadres se Spallettit. Por ai je prej lojtareve me te diskutuar tek Interi per ndonje gabim qe ai ka bere jashte fushe.

Ne nje ekstrakt te intervistes se tij te dhene per France Football, belgu tregon: 

“Mund te them se jam nje person normal. Nuk jam nje bad boy si shume me etiketojne. Nuk mendoj si futbollist apo si personazh publik. Mund te eci pa problem ne lagjet me te keqija dhe mund ta jetoj jeten time normalisht.”

“Mund te pranoj favore qe i behen lojtareve, por nuk do te thote se i kerkoj. Bej pazar ne supermarket, mund te pi ndonje gote apo mund te pi edhe ndonje cigare.”

Edhe nje futbollist mund te pije nje cigare, edhe pse ben nje pune jo normale. Te fshihesh per dicka do te thote se ke gjera te tjera qe i fsheh akoma. Une nuk sillem keshtu. Nuk fsheh gje.”

Nja kapitull edhe per femijerine e veshtire te tij: 

“Jam shume krenar per origjinen time edhe pse ne jete nuk e kam pasur aspak te lehte edhe per shkak te babait tim. I kam dhene nje shans te dyte ne udhetimin tim ne Indonezi por gjerat nuk shkuan shume mire.”

“Si indonezian une nuk kam shume, por per kete fakt nuk e mohoj origjinen time. Ndihem edhe nga Anversa, por si futbollist ndihem totalisht italian nga ana e lojtarit e nga ana tekniko-taktike.”

Radja me pas zbulon edhe konsideraten qe ka per vete si futbollist:

“Kam shume kualitete, por jo prej jashtetokesori. Asnje te jashtezakonshme. Por di te them qe per shoket e mi kam dhene dhe jap gjithmone maksimumin.”

Ne fund ai flet edhe per familjen e tij: 

“Ne kohet e para ne Piacenza fitoja 1000 euro ne muaj. Minimumi, por jo per mua dhe familjen time. Kerkoj qe ti jap nje nivel sa me te mire jete familjes time.”

“Frymezohem gjithmone nga mamaja ime qe me vdiq para disa vitesh. Ka qene personi me i rendesishem i jetes time. Nuk kishte shume, por me dha gjithcka duke bere shume sakrifica.”

“Tani kam nje lidhje te forte me motren time binjake. Ajo eshte homoseksuale, por eshte e lumtur. Mua kjo me mjafton. Une si person i pranoj te gjitha, eshte menyra ime e te parit te gjerave.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.