Nainggolan: “San Siro? Tifoze madheshtore si shume pak stadiume ne Europe”
Fjalet e futbollistit belg per programin e MatchDay ne prag te derby-t.
I intervistuar per programin MatchDay te Inter-it, mesfushori zikalter Radja Nainggolan ka folur si eshte te jesh zikalter, por jo vetem:
“E kaluara ime? Ka qene e veshtire. Kam levizur nga Belgjika qe ne moshen 16 vjecare, dhe per kete arsye dua qe femijet e mi te jene mire. Jam i dashuruar me femijet e mi, te kaloj kohen me to me relakson. Dua qe te studiojne dhe te kene shume mundesi, qe mund te bejne ate qe deshirojne”, eshte shprehur persa i perket i familjes.
Me pas ka shtuar: “Me pelqen qe te udhetoj per te njohur kultura te largeta. Do te me pelqente te vizitoja vende më me pak fat te botes, per te pare me syte e mi kushtet e kujt eshte me keq, dhe te ndihmosh nga afer personat”.
Radja eshte nje Ninja Special, nga nje shpirt i ndjeshem nese i degjon me vemendje keto fjale. Normalisht qe ka folur edhe per futbollin: “Golat e mi? Kam realizuar gola shume te rendesishem dhe te bukur. Goli i pare kunder Treviso-s, kur isha lojtari Piacenza-s, me nje goditje nga jashte zones. Nje tjeter qe kam ne mendje eshte ajo qe realizove kunder Sampdoria-s, kur isha lojtar i Cagliari-t. Lojtareve te rinj ne moshe, i them qe te luajne me mendjen e paster dhe te lire, sepse kjo eshte ajo qe ben diferencen”.
“Inter-i? Per mua eshte e rendesishme te jem ketu. San Siro eshte shume e bukur, emocionuese. Tifoze madheshtore si shume pak stadiume ne Europe. Idhuj? Nuk kam pasur kurre futbollist idhuj. Me kane pelqyer gjithmone lojtaret me shume kualitete, si psh. Ronaldo Fenomeni. E ndiqja sepse krijonte veprime nga asgjeja”.