Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan shperthen kunder Contes: “Me ka lenduar thelle: me beri mua fajtor kur…”

Nainggolan shperthen kunder Contes: “Me ka lenduar thelle: me beri mua fajtor kur…”
Inter Club Staff

Eksperienca e dyte e Radja Nainggolan tek Interi eshte mbyllur vetem pas pak muajsh ne Milano.

Mesfushori belg nuk arriti ne asnje moment qe te fitonte besimin e Antonio Contes, dhe eshte rikthyer edhe njehere ne Cagliarin e tij.

Ninja ka folur per transferimin e tij ne Sardenje dhe per raportin e tij me teknikun zikalter ne nje interviste per Corriere dello Sport.

“Conte? (Merr fryme thelle). Eshte nje tranjer i madh. Por mua me ka lenduar shume ne nje moment kete sezon tek Interi.”

“Me ka lenduar thelle kur vetem pas 8 minutash, me beri mua perpara te gjitheve si pergjegjes per ate qe ndodhi ne fushe.”

“Une u futa si zevendesues dhe u bera fajtor per vetem 8 minuta te luajtura.”

Te duket e padrejte?

“Cfare mund te beja une ne tete minuta? Por nuk kam hapur asnje polemike atehere, e nuk e hap as tani. I kam vene kapakun, por jam lenduar vertete ne ate moment.”

A ndihesh ne forme?

“Jam mire, i shendetshem. Jam gati. Nuk kam humbur asnje stervitje, nuk jam bere qofte edhe njehere vone per stervitje.”

Si eshte raporti me Presidentin e Cagliarit?

“Jam rikthyer sepse me ka dashur ai. Ka nje projekt, eshte ambicioz, deshiron te fitoje. E une ndaj me te kete enderr.”

Rikthehesh te rrisesh te tjeret aty ku je rritur edhe vete.

“Mua me pelqen shume qe te bej te tjeret te luajne. Covid e ka bere gjithcka me te veshtire. Por jo te pamundur.”

Ne Aeroport te kane festuar si nje hero.

“E ne Cagliari nuk ndodh shpesh here keshtu. Jam rikthyer ne qytetin ku jetojne vajzat e mia, kjo eshte dicka e madhe per mua. Nje nga motivet me te bukura te asaj qe bej cdo dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.