Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan tregon: “Inter? Kam nje oferte te madhe nga…”

Nainggolan tregon: “Inter? Kam nje oferte te madhe nga…”
Xhorxh Gellci

I intervistuar ne hotel ne Indonezi, Radja Nainggolan, mesfushor i Cagliarit ka folur per te ardhmen e tij. Duke treguar cuditerisht se ne mes te dy skuadrave italiane qe e kerkojne, eshte futur me vendosmeri nje klub anglez qe po e terheq shume lojtarin: “Kam marre nje oferte te mire nga Southampton, propozimi i tyre eshte ekonomikisht me i miri nga te gjithe. Por une nuk luaj per para, prioriteti im eshte te kem nje karriere te rendesishme. Por nuk do te kisha probleme te transferohesha ne Angli. Eshte akoma gjithcka e hapur, te shikojme” – ka pohuar Nainggolan ne Goal.com

Lojtari, gjithsesi, nuk i ka mbyllur dyert per nje qendrim ne Cagliari: “Ne qofte se Cagliari do te me ofroje prospektiva te mira per te ardhmen, nuk e perjashtoj qe mund te qendroj. Gjithcka eshte e pasigurt, por une duhet te mendoj kryesisht per karrieren time.”

Po cili eshte klubi qe do te pelqente te luaje me shume? “Ne realitet ka shume skuadra ne Europe. Vitin e shkuar kisha mundesi te behesha nje lojtar i Juventus, por ne Itali situata nuk eshte me si disa vite me pare, shume klube jane ne veshtiresi. Ka shume skuadra qe i pelqej: nese duhet te them nje, gjedh Barcelonen, per menyren e lojes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.